Forcat ukrainase kanë raportuar për një tjetër sulm me raketa ditën e sotme në Kherson, sipas të dhënave nga policia në rajonin Kherson.
Shpërthimet e para u raportuan rreth orës 11:00. Bombat ruse goditën infrastrukturën civile, raporton news.sky.
“Janë dëgjuar sërish sulme në Kherson, dhe sërish në infrastrukturën civile. Ka civilë të plagosur dhe viktima”, tha nënkryetari i këshillit rajonal, Yuriy Sobolevsky, në një mesazh në Facebook.
Zyra e prokurorit rajonal Kharkiv tha se edhe një prokurore u vra në sulmin me raketa ruse, të cilët kanë shprehur ngushëllimet e tyre.
Një deklaratë nga zyra e prokurorit rajonal të Kharkiv tha: "Ne shprehim ngushëllimet tona të sinqerta për familjen dhe miqtë e prokurores Olena Maslych, e cila vdiq si rezultat i zjarrit me raketa ruse. Stafi i Prokurorisë Rajonale të Kharkiv janë thellësisht të pikëlluar nga humbja e Olena Oleksandrivna Maslych, prokurore e Seksionit Shevchenkiv të Zyrës së Prokurorisë së Qarkut Kupyan të Rajonit të Kharkiv. Prokurorja u vra më 20 nëntor si rezultat i një sulmi me raketa ruse në sektorin e banimit të fshatit Shevchenkive të rrethit Kupyan”.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Moska: Ne nuk synojmë ndryshimin e regjimit në Kiev! Sulmet përreth centralit bërthamor në Zapozrizhzhia, pajisjet kryesore qendrore të padëmtuara
S.S/ReportTv.al