Bota

Sulm me thikë në Kanada! 10 viktima dhe 15 të plagosur! 2 autorët sulmuan fisin indigjen, shpallen në kërkim! Trudeau: Jam i tronditur

5 Shtator 2022, 07:56| Përditesimi: 5 Shtator 2022, 20:18

  • Share

KANADA- Të paktën 10 persona kanë vdekur dhe 15 të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e sulmit me thikë nga dy persona në Saskatchewan. Ata goditën persona rastësor në 13 vende të dy komuniteteve. Mësohet se të gjitha viktimat ishin banorë të hershëm vendas (indigjenë).

"Ne kemi gjetur 10 individë të vdekur në 13 lokacione në komunitetin e James Smith Cree Nation dhe Weldon, Saskatcheëan," tha në një konferencë shtypi Ndihmës Komisionerja e Policisë Kanadeze Rhonda Blackmore.

Dy të dyshuarit, të identifikuar si Damien Sanderson dhe Myles Sanderson, janë në arrati dhe vlerësohet se janë të armatosur dhe përbëjnë rrezikshmëri të lartë.

Autorët e sulmit me thikë në Kanada

Banorët janë udhëzuar që të qëndrojnë brenda shtëpive, teksa kërkimi masiv për të dyshuarit vazhdon.

“Mos u largoni nga vendet e sigurta. Jini të kujdesshëm kur lejoni banorët e tjerët të hyjnë në shtëpinë tuaj”, tha policia kanadeze përmes një postimi në Tëitter.

Autoritetet kanë ngritur pika kontrolli dhe po kontrollojnë kartat e identifikimit të shoferëve dhe udhëtarëve. Gjendje e jashtëzakonshme është shpallur në James Smith Kri, një komuniteti indigjen me rreth 2.000 banorë në verilindje të Ueldonit.

Kryeministri kanadeze, Justin Trudeau e përshkroi sulmin si “të tmerrshëm”.

“Jam i tronditur nga sulmet e sotme. Përgjegjësit për këto sulme të neveritshme duhet të dalin para drejtësisë”, tha ai.

S.C//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Koli: 05/09/2022 15:03

    He tani do heqesh dhe thikat se armet e kishin fajin me perpara. Diktator Turpdoja po rreshket gjith perendimi me kta palaco

    Përgjigju
  • Aliu: 05/09/2022 10:53

    E çuditshme që vrasësit nuk qenkan albanistanas…

    Përgjigju
    • Alb: 05/09/2022 11:33

      Ca koment palidhje, ku dreqin jetoni ju qe beni keshtu komentesh se po jetoni ne shqiperi dhe dilni kaq hapur athere kemi mbaru si popull.

    • Den: 05/09/2022 11:19

      Trap,albanistanezet vrasin per ndonje trafik,grabitje,larje hesapesh ,rralle dhe per hasmeri dhe ketu nuk bejne dallim seksi dhe moshe,por per racizem asnjehehere. Per me vone po pregatiten kontigjente dhe per vrasje pikpamje fetare

  • Turri: 05/09/2022 08:07

    Jane psikopatë njerëzit në vendet e zhvilluara i ka cmendur sistemi , policia arje ha bar ku është ? Anjësoj si në Norvegji ai psikopati tjetër vrau 87 veta dhe atëherë u kujtua shteti vk

    Përgjigju
    • Agjenti: 05/09/2022 12:30

      Nuk ka cte beje policia. Po e ndau mendjen tjetri taksirati fatkeqeve

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?