Momenti i sulmit me thikë

Sulm me thikë në peshëngritjen shqiptare, presidenti i klubit dhunon trajnerin e Kombëtares (VIDEO)

24 Prill 2023, 14:29| Përditesimi: 24 Prill 2023, 14:37

  • Share

Ngjarje e paprecedentë në peshëngritjen shqiptare. Federata Shqiptare e Peshëngritjes njofton se Dashamir Caika, presidenti i klubit "Kamza" në peshëngritje ka sulmuar me thikë trajnerin e ekipit Kombëtar, Bashkim Nikolla dhe sportistin Bekim Gripshi. Federata ka publikuar edhe një video, në të cilën duket dhuna dhe sulmi i pashembullt me thikë kundër trajnerit dhe sportistit. Gjithçka lidhet me kërkesën që Caika të dërgonte në aktivitetin e Bosnjës dhe Hercegovinës sportistë që nuk e meritonin, gjë që nuk është lejuar nga Federata.

“Në këtë status do të gjeni videon e Z.Dashamir Caika duke sulmuar dhe dhunuar me thikë trajnerin e Ekipit Kombëtar Z.Bashkim Nikolla dhe sportistin e tij Z.Bekim Gripshi. Në atë aktivitet Z.Bashkim ka qenë shef i delegacionit për aktivitetin në Bosnje. Pasi Z.Dashamir ka kërkuar të jetë pjesë e këtij aktiviteti me sportistë që nuk e meritonin dhe federata e ka kundërshtuar këtë kërkesë. Z.Dashamir ka sulmuar me thikë Bashkim Nikollën dhe Bekim Gripshin duke menduar se Z.Nikolla ka refuzuar kërkesën e tij", thuhet në komunikimin e Federatës Shqiptare të Peshëngritjes.

Teksa i drejtohet opinionit publik, Federata shkruan se pamjet do të paraqiten këtë të hënë në prokurori, ndërsa për rastin është vënë në dijeni edhe kryetari i Bashkisë së Kamzës, Rakip Suli dhe kryetarit të Komitetit Olimpik, Fidel Ylli.. Në njoftimin e Federatës nuk bëhet me dije nëse nga sulmi ka mbetur dikush i dëmtuar, teksa ngjarja është e dënueshme dhe pritet që organet e drejtësisë të bëjnë punën e tyre.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Loran: 24/04/2023 16:24

    Po ky i marumi akoma ke thikat qeka pika qe si ra 2023 me thika akoma

    Përgjigju
  • Liri: 24/04/2023 16:02

    Kjo ngjarje ka ndodhur vitin e kaluar në Kamëz. Është lajm i vjetër.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?