Sheshi Leicester, Londër

Bota

Sulm me thikë në qendër të Londrës, plagoset një grua dhe vajza 11-vjeçare

12 Gusht 2024, 16:11| Përditesimi: 12 Gusht 2024, 16:14

  • Share

Londër- Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Londër. Një vajzë 11-vjeçare dhe një grua 34-vjeçare janë goditur me thikë në sheshin Leicester të kryeqytetit.

Autori i cili kreu krimin është arrestuar dhe ndodhet në paraburgim ndërsa gruaja dhe vajza e mitur ndodhen në spital. Aktualisht gjendja e tyre shëndetësore nuk dihet, shkruan BBC.

Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?