Pamje nga vendngjarja në Paris

Bota

Sulm me thikë në Paris, shtatë persona plagosen, katër prej tyre në gjendje të rëndë

10 Shtator 2018, 09:13| Përditesimi: 10 Shtator 2018, 09:17

  • Share

FRANCË- Shtatë persona kanë mbetur të plagosur, katër prej tyre në gjendje të rëndë, pas një sulmi me thikë dhe me një shufër metalike të ndodhur në Paris. Sipas mediave të huaja, agresori mendohet të jetë një shtetas afgan.

Sipas dëshmitarëve, agresori mbante në dorë një thikë 25-30 cm dhe filloi t’i vërsulej njerëzve, të cilët  ishin mbledhur për të luajtuar para sheshit të një kinemaje.

Autoritetet kanë filluar hetimet për të zbuluar motivet e sulmit por sipas burimeve të mediave franceze nuk dyshohet për një sulm terrorist.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?