Deputetit holandez Geert Wilders

Bota

Sulm ndaj deputetit holandez Geert Wilders, një i arrestuar

29 Gusht 2018, 04:26| Përditesimi: 29 Gusht 2018, 07:25

  • Share

Policia holandeze vuri në pranga një person i cili ishte dyshuar për përgatitjen e një sulmi ndaj një deputeti të ekstremit të djathtë, Geert Wilders, pasi ka shprehur dëshirën e organizimit të një konkursi karikaturash anti-islam.

Mirëpo lideri populist njoftoi në muajin qershor organizimin e një konkurs të karikaturave të profetit Muhamed përpara Parlamentit holandez. Iniciativa e tij ka ngjallur një sërë polemikash.

Deputeti dhe lideri i Partisë për Lirinë (PVV), Geer Wilders njihet për qëndrimet e tij kundër islamit.

Veçse, konkursi u cilësua jo korrekt dhe provokues nga ana e kryeministrit holandez, Mark Rutte, i cili ndër të tjera u shpreh se mbështeste lirinë e të shprehurit.

Ministri holandez i Punëve të Jashtme, Stef Blok sqaroi se ky konkurs nuk ishte aspak një iniciativë e qeverisë. Ndërsa në vitin 2004, regjisori dhe polemizuesi holandez, Theo van Gogh u vra në Amsterdam nga një burrë në shenjë hakmarrje ndaj njërit prej filmave të tij, i konsideruar ofendues ndaj fesë islame.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?