Një sulm ka ndodhur në breg të detit në Tel Aviv. Teksa drejtonte me shpejtësi makinën, një person ka hyrë përgjatë bregut të detit dhe ka marrë para një grup me këmbësorë para se të humbiste kontrollin dhe të përfundonte me automjetin përmbys në parkun Charles Clore. Sipas mediave të huaja, ai është kapur.
Ai është identifikuar si një burrë 44-vjeçar i quajtur Yousef Abu Jaber, pa precedentë penalë. Xhihadi Islamik mori përgjegjësinë për sulmin në një deklaratë duke thënë se është përgjigje ndaj krimeve kundër popullit palestinez.
La Republica shkruan se ka mbetur i vdekur një turist 30-vjeçar nga Roma. Ende nuk dihet nëse ka më shumë viktima.
Disa orë më parë, dy motra izraelite u vranë dhe nëna e tyre u plagos rëndë në një sulm zjarri në Bregun Perëndimor verior, në Luginën e Jordanit. Dhjetra raketa u hodhën nga Gaza në Izrael mbrëmë.
Pas sulmit në Tel Aviv, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu urdhëroi tërheqjen e të gjitha forcave të rezervës së policisë kufitare. Netanyahu i ka kërkuar gjithashtu ushtrisë që të mobilizojë më shumë njësi për t'iu përgjigjur sulmeve terroriste që ndodhën sot në Izrael.