Lufta/ Masakër në Khan Younis në Gaza, 90 viktima dhe 300 të plagosur! Netanyahu: Sulmuam për të vrarë një prej komandantëve të Hamasit, por s’ka siguri për eliminimin e tij (VIDEO+FOTO)

13 Korrik, 15:07| Përditesimi: 13 Korrik, 22:55

  • Share

Të paktën 90 persona janë vrarë dhe rreth 300 janë plagosur në një sulm ajror izraelit në kampin e refugjatëve al-Mawasi, në perëndim të Khan Younis, thotë Ministria e Shëndetësisë në Rripin e Gazës. Mbrojtja Civile e Gazës thotë se zona e synuar ishte caktuar nga forcat izraelite si e ashtuquajtura zonë "e sigurt".

Dëshmitarët treguan se punëtorët e shpëtimit dhe ekipet shëndetësore në vendngjarje janë shënjestruar nga forcat izraelite. Forcat izraelite akuzohen se kanë sulmuar qëllimisht palestinezët e zhvendosur në qytetin e Gazës, ku dhjetëra trupa janë gjetur pas sulmeve në lagjen Tal al-Hawa.

Ndërkaq, një zyrtar izraelit tha se ushtria ka shënjestruar kreun e krahut ushtarak të Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Zyrtari izraelit tha se shënjestër e sulmit në Han Junis ishte Mohammed Deif, që shumë besojnë se është arkitekti i sulmit që Hamasi kreu më 7 tetor në Izrael, kur u vranë afër 1.200 persona. Ky sulm nxiti luftën mes Izraelit dhe Hamasit.

Transmetuesi izraelit Kan thotë se Mohammed Deif është në gjendje të rëndë shëndetësore, por një zyrtar i lartë i Hamasit mohon që ai të jetë plagosur. Sipas tij, sulmi tregon se Izraeli nuk është i interesuar për arritjen e marrëveshjes për armëpushim.

"Pretendimet izraelite janë të pakuptimta dhe synojnë të justifikojnë masakrën e tmerrshme. Të gjithë të vrarët janë civilë dhe ajo që ndodhi ishte një përshkallëzim serioz i luftës gjenocidale, i mbështetur nga amerikanët dhe heshtja e komunitetit ndërkombëtar," tha për Reuters Sami Abu Zuhri, një zyrtar i lartë i Hamasit i cili nuk konfirmoi se Deif ishte në Khan Yunis.

Media Ynet raporton se midis të vrarëve në sulmin izraelit në Mawasi ishte Osama Nofal, drejtor i përgjithshëm i ministrisë së ekonomisë së Hamasit në Rrip. Nofal konsiderohej një figurë kryesore e Hamasit në Gaza.

Pas sulmeve, kryeministri Izraelit Benjamin Netanyahu mbajti një takim në selinë e IDF në Tel Aviv, pas sulmit ajror të mëngjesit të sotëm që kishte në shënjestër kreun e krahut ushtarak të Hamasit në Gaza. Në takim ishin Ministri i Mbrojtjes Yoav Gallant, Shefi i Shtabit të IDF, gjeneral-lejtnant Herzi Halevi, drejtori i Mossad-it David Barnea, shefi i Shin Bet Ronen Bar, Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Tzachi Hanegbi dhe shumë zyrtarë të tjerë ushtarakë dhe të mbrojtjes.

"Izraeli sulmoi Gazën sot në një përpjekje për të eliminuar Mohammed Deif, por nuk ka siguri absolute absolute nëse ia dolëm”, tha Netanyahu në konferencë.

"Në një mënyrë apo tjetër" Izraeli do të eliminojë udhëheqjen e Hamasit", tha Netanyahu. Në konferencën e tij të parë për shtyp që nga marsi, nga Tel Avivi, Netanyahu tha se "nuk është absolutisht e sigurt" që Mohammed Deif, kreu i krahut të armatosur të Hamasit dhe zëvendësi i tij Rafa Salameh janë eliminuar në operacionin e sotëm nga forcat izraelite në Rripin e Gazës”.

Ndërkohë, Hamasi u bën thirrje palestinezëve në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor që të "mobilizohen" për të protestuar në përgjigje të sulmit izraelit në provincën Khan Younis.

“I bëjmë thirrje të gjitha brigadave të rezistencës që të mobilizohen për Gazën”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga grupi në Telegram dhe cituar nga Al-Jazeera.

Të paktën 38,345 njerëz janë vrarë dhe 88,295 janë plagosur në Gaza që nga 7 tetori. Numri i të vdekurve në Izrael nga sulmet e udhëhequra nga Hamasi më 7 tetor vlerësohet në 1,139, dhe dhjetëra njerëz mbahen ende robër në Gaza.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 14/07/2024 03:01

    Izraeli e ka harruar te kaluaren e vet dhe te popullit te tij.

    Përgjigju
  • Ermal: 14/07/2024 01:00

    Rraca me e qelbur ne bote dhe me e keqja, te gjitha vuajtjet qe kemi sot jane nga çifutet. Vetem Hitleri i kuptoj dhe donte ti pastronte por nuk ja doli dot. Sot vuajme per faj te ketyre qelbesirave.

    Përgjigju
    • Albi: 14/07/2024 08:59

      Ja dhe nje njeqelizor tjeter qe vuan nga cfare ka bere nje popull qe eshte sa 1/1000 e botes...

  • Artan: 14/07/2024 00:54

    Shqipot qenkan me palestinezet, miqte e nazisteve dhe serbeve,terroriste qe rrembyen edhe femije 6-muajsh

    Përgjigju
    • Edi: 14/07/2024 06:57

      Ik o Artan ha nje çap buke,ik o cop mishi me 2 sy .Israeli po ben nje masaker,nje gjenocid kunder femijeve te padajshem.Ata qe rembyen femijet jan kafshe dhe duen eleminuar.Po ti nuk mund te eleminosh nje popull ne kte menyre ne 2024

    • weee: 14/07/2024 06:33

      po ti qenke injorant, po keta shoket tuaj qe kane vrare me mijera femije eeeee???

  • Ilir: 13/07/2024 23:05

    Izraeli po ben krime lufte dhe genocid dhe tanime nuk ka asnje dallim me hamasin! Turp per nje popull qe ka hequr mbi kurriz holokaustin qe arrin dhe ben krime te tilla monstruoze...!

    Përgjigju
    • ..m: 14/07/2024 06:34

      nese kane qene vertet hebrej ato te holokaustit..

  • Bim: 13/07/2024 19:20

    Zot na ruaj nga personat si ti Albi. Hamas lufton nje luftr per pavarsi siç ka bere UÇK e çdo ushtri, milicie ne kete bote por vetem keto qenkan terrorista gjithe te tjerejt jan hero. Vetem ne vitin 2023 deri me 7 tetor me shume se 300 palestinez jan vrare nga shteti terrorist e genocid i Izraelit ne Westbank aty ku Hamasi nuk ekziston dhe kjo kallxon fare mire qe problemi nuk eshte Hamasi por shteti terrorist i Izraelit qe nderton koloni brenda per brenda territorit palestinez ne kundershtim te cilido rrezolute te OKB dhe prep si prep ledhatohet nga hippkrizia e shteteve perendimore qe ne vendet e tyre nuk lejojn as ndryshimim e nje dritares pa marre leje ne 10 istitucione.

    Përgjigju
    • Artan: 14/07/2024 01:03

      Thuaj nje akt terrorist te UCK mor plehre.Nese jane luftetare te lirise,le te merren me ushtaret izraelite,jo me civilet.

    • Albi: 13/07/2024 23:17

      Ne fakt Zoti na ruajt nga injorantet si ty Bim. UCK me Hamasin i ndan nje oqean i tere vrasjesh civilesh, perdhunimesh, marrje peng deri tek femijet 9 muajsh, djegja e gjalle e familjeve te tera brenda shtepise se tyre, marrje peng kufomash, tortura e perdhunime pengjesh, dhe se fundi mburrje neper rrjetet sociale me videot e gjithe ketyre barbarive. UCK nuk ka bere asgje nga keto, dhw cdo paralele qe hiqet mes tyre eshte nje provokim i felliqur. Injorance eshte te thuash edhe nuk ka Hamas ne bregun perendimor. Sigurisht qe ka. Po te mos kishte, Abu Mazen kish bere 4 here zgjedhje presidenciale ne Breg, po ja qe nuk ka bere asnje qe nga 2006. Sepse e di qe Hamasi fiton. Ne Breg, mbeshtetja per Hamasin eshte rreth 70%, ik e lexo ndonje gje nqse nuk ke informacion. Dhe si perfundim, ajo qe shkrujta dhe me pare, nuk mund te negociosh me dike qe deklaron hapur se qellimi i tij eshte crrenjosja jote nga gjithe territori. Ik e lexoje karten e Hamasit, ik e degjo nje here perfaqesuesit e tij politike, qe nuk pranojne as kufijte e 1967, as zgjidhjen me 2 shtete...

    • Ago Agai: 13/07/2024 23:06

      UCK nuk perdorte civilet si mburoje o bim bum bam. Keta te hamasit jane burracake dhe vrases dhe jo luftetare per liri...

  • Ganiu: 13/07/2024 17:21

    Ky eshte isnotreal-i, nje shtet kolonial, i cili qe prej 1948 po kryen sistematikisht gjenocid dhe pastrim etnik ndaj palestinezeve dhe ky eshte perendimi hipokrit dhe bashkeautor ne gjenocid furnizuesi me arme i izraelit.

    Përgjigju
    • Albi: 13/07/2024 18:29

      Ik mor pirdhu. Izraeli qeroi Deifin qe ishte nje plehre njerezore qe ishte strategu i shfrytezimit te civileve si mburoja njerezore, qe vazhdojne te mbajne pengje jo vetem civile, po dhe kufoma te njerezve, qe vazhdojne te perdhunojne e torturojne pengjet, duke i justifikuar me interpretimin me pervers te Islamit dhe Kuranit. Eshtr ai qe kishte deklaruar disa here qe "civilet palestineze jane pergjegjesi e OKB, jo e Hamas" dhe "Hamas lufton per crrenjosjen e hebrenjve kudo ku jane". Cdo gje qe ka ndodhur, cdo civil i vrare, eshte vetem pergjegjesi e Hamasit, e Haniyeh, Sinwar, Deif dhe gjithe krundeve te tjera qe u shkojne nga pas. Derisa palestinezet te kuptojne kush eshte gangrena e tyre, askush ska goje te thote qe Izraeli ben genocid.

  • Kasem Gahinji: 13/07/2024 16:09

    Propozim per OKB:- Ne Gaza te ngrihet Muzeu i genocidit izraelite kunder popullit palestinez

    Përgjigju
  • Bim: 13/07/2024 15:27

    Nazista te paskrupull Izraeli

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    PD proteston duke bllokuar rrugët kryesore në vend, si e vlerësoni?