Sulm në kufirin me Jordaninë, 3 civilë izraelitë të vrarë! Hezbollahu lëshon raketa në veri të Izraelit

8 Shtator, 11:00| Përditesimi: 8 Shtator, 11:04

  • Share

Personi përgjegjës për sulmin në pikëkalimin Allenby, në kufirin midis Bregut Perëndimor dhe Jordanisë, i cili shkaktoi 3 të vdekur, "është eliminuar nga forcat e sigurisë". Kështu deklaroi ushtria izraelite (IDF) në Telegram.

Të paktën tre izraelitë u vranë në një sulm terrorist në vendkalimin Allenby midis Bregut Perëndimor dhe Jordanisë.

Kjo është bërë e ditur nga burime mjekësore. Zyrtarët izraelitë të sigurisë thanë se sulmuesi, i cili mbërriti me një kamion nga pala jordaneze, hapi zjarr ndaj punonjësve të kantierit të mallrave në vendkalimin në lindje të Jerikos.

Ndërkohë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të Libanit, Hezbollah tha se ka lëshuar një breshëri raketash në një qytet në Izraelin verior si hakmarrje për një sulm që vrau tre punonjës të mbrojtjes civile në Libanin jugor.

“Në përgjigje ndaj sulmeve të armikut dhe në veçanti sulmit” që vrau punonjësit e ndihmës në Froun në Libanin jugor të shtunën, luftëtarët e Hezbollahut “bombarduan Kiryat Shmona me një breshëri raketash Falaq”, tha grupi i mbështetur nga SHBA në një deklaratë .

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?