Pamje nga kisha në Nigeri

Sulm në një kishë në Nigeri, një grup personash të armatosur rrëmbejnë 40 besimtarë

9 Maj 2023, 10:16| Përditesimi: 9 Maj 2023, 10:19

  • Share

Një grup personash të armatosur sulmuan një kishë baptiste në shtetin Kaduna në Nigerinë veriperëndimore, nga ku u rrëmbyen 40 besimtarë.

Bandat e armatosura, të njohura në vend si banditë, kanë rrëmbyer njerëz nga fshatrat, shkollat dhe autostradat kryesisht në veriperëndim të vendit, ku siguria e qeverisë është e pakët. E së fundmi disa persona të armatosur kanë rrëmbyer 40 besimtare nga një kishë në një fshat të largët në Nigeri.

Kryetar i Shoqatës së Krishterë të Nigerisë në shtetin Kaduna, tha se sulmi ndodhi gjatë një shërbimi në Kishën Baptiste Bege, në fshatin Madala.

40 besimtarët u rrëmbyen nga kisha dhe vetëm 15 nga të rrëmbyerit u arratisën nga robëruesit e tyre të dielën mbrëma.

Chikun është ndër dy distriktet në Kaduna ku bandat e armatosura që kërkojnë shpërblim janë më aktive.

"Ne nuk kemi dëgjuar asnjë kontakt për shpërblim apo ndonjë gjë nga ata (personat e armatosur) në lidhje me njerëzit e mbetur dhe lutemi që rrëmbyesit të jenë të mëshirshëm për t'i liruar 25 të mbeturit tek familjet e tyre," tha Kryetar i Shoqatës së Krishterë të Nigerisë.

 

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?