Greqi

Kosova & Rajoni

Sulm pranë shtëpisë së kreut të Gjykatës së Lartë në Greqi! Atentatorët hodhën molotov në automjet, plagoset një polic

27 Qershor 2024, 12:17| Përditesimi: 27 Qershor 2024, 12:21

  • Share

Një sulm i dyshuar terrorist ka ndodhur para shtëpisë së kreut të Gjykatës së Lartë në Greqi.

Autorët kanë kaluar nëpër rrugicën ku ndodhet shtëpia e zyrtarit të lartë të drejtësisë, janë ndalur pikërisht pranë makinës së policisë dhe kanë hedhur bomba molotov në automjet.

I plagosur ka mbetur një efektiv policie, ndërsa ka pasur rrezik që zjarri të përhapej në pallat.

Autoritetet po shqyrtojnë mundësinë që objektivi të jetë polici për të cilin autorët e dinin se ndodhej jashtë shtëpisë së kryetarit të Gjykatës së Lartë.

Dosjen e ka marrë në shqyrtim antiterrori.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?