Një person humbi jetën dhe 5 të tjerë u plagosën mbrëmë gjatë një sulmi rus në rajonin Donetsk, në Ukrainën lindore.
Këtë e ka bërë të ditur kreu i administratës shtetërore rajonale, Vadym Filashkin në Facebook, sipas La Republicca.
Viktima është një burrë që jeton në Nelipivka, shtoi Filashkin, duke komentuar se që nga fillimi i luftës në rajonin e Donetsk (duke përjashtuar Mariupolin dhe Volnovakha) 2,100 njerëz janë vrarë dhe 5,469 janë plagosur.
Ndërkohë, Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se 75 dronë ukrainas u rrëzuan mbrëmë në rajone të ndryshme të vendit. Nga këto, 47 u kapën në rajonin e Rostovit.
Mjetet e tjera ajrore pa pilot u shkatërruan në rajonet Belgorod (1), Voronezh (1), Smolensk (1) dhe Krasnodar (8), si dhe 17 mbi Detin e Zi dhe Detin Azov.