Sulmuesi i Kombëtares, Marvin Çuni është pranë kalimit te Rubin Kazan në Rusi; duke u bashkuar kështu në ekip me Mirlind Dakun, sulmuesin tjetër kuqezi.
Sipas Sky, Rubin Kazan është gati të 'peshkojë' në Itali. Klubi rus i ka vënë sytë Marvin Cuni nga Frosinone. Raportohet se negociatat janë në një gjendje të avancuar. Sulmuesi shqiptar, i lindur në vitin 2001, mbërriti në Itali vitin e kaluar dhe tashmë ka luajtur tre herë këtë sezon, duke shënuar në ndeshjen kundër Spezias.
Në Itali merkatoja verore përfundoi të premten e kaluar, por në disa vende është ende e mundur blerja e lojtarëve.