IZRAEL - Një turist italian është vrarë dhe shtatë persona të tjerë kanë mbetur të plagosur në një sulm që është cilësuar si terrorist pranë bregdetit në Tel Aviv. Viktima është identifikuar si Alessandro Parini nga Roma.
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për sulmin terrorist në Izrael duke shprehur ngushëllimet ndërsa dënon autorët e ngjarjeve të rënda.
Autori është ndaluar nga policia që e ka qëlluar për vdekje në tentativë për ta neutralizuar. Rreth orës 21:25, autori 44 vjeçar që po drejtonte makinën tip ‘Kia’ hyri me shpejtësi mes një turme me këmbësorë para se të përmbysej në lëndinën e kopshtit.
Sipas mediave të huaja, një oficer policie në një pikë karburanti aty pranë dëgjoi zhurmën dhe pasi vrapoi në vendngjarje, pa shoferin e makinës dhe u përpoq ta neutralizonte. Të gjithë të lënduarit nga sulmi ishin turistë. Të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.
Pas incidentit, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu mobilizoi policinë dhe rezervistët e ushtrisë si pjesë e përpjekjeve për të luftuar terrorizmin.
Sulmet ndodhën disa orë pasi ushtria izraelite kreu sulme ajrore ndaj objektivave që i përkisnin grupit militant palestinez Hamas në Libanin jugor dhe në Rripin e Gazës.
Dy motrat Maya dhe Rina Dee mbretën të vrara pas një sulmi ë premten pasdite pranë kryqëzimit Hamra në veri të luginës së Jordanit, teksa po largoheshin me makinë nga shtëpia e tyre në vendbanimin Efrat për në Tiberias. Nëna e tyre mbetet në gjendje kritike në spital, raportojnë mediat lokale.
Makina doli nga rruga pasi u qëllua nga persona të armatosur.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dërgoi një postim në Twitter që përmbante emrat e tyre dhe një foto të motrave, të shtunën në mbrëmje.
Izraeli ka nisur që të thërrasë policët dhe rezervistët e ushtrisë, pas disa sulmeve të ndara ku u vranë tre persona, përfshirë një turist italian në Tel Aviv dhe në Bregun e pushtuar Perëndimor.
Pavarësisht thirrjeve për përmbajtje, dhuna është rritur që kur policia izraelite u përlesh me palestinezët brenda xhamisë Al-Aqsa të enjten, dhe më pas Izraeli bombardoi edhe Gazën edhe Libanin, në përgjigje të një rakete të lëshuar nga militantët palestinezë.
Shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell dënoi përshkallëzimin e dhunës midis Izraelit dhe palestinezëve. Përmes një reagimi sot, Borrell bën thirrje për vetëpërmbajtje dhe që palët të promovojnë qetësi gjatë festave fetare.
“Izraeli ka të drejtë të mbrojë veten. Në të njëjtën kohë, çdo përgjigje duhet të jetë proporcionale. BE-ja bën thirrje për ndarje të menjëhershme të dhunës. Çdo gjë duhet të bëhet për të parandaluar që konflikti të përhapet. Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve të tregojnë vetëpërmbajtje maksimale, të shmangin përshkallëzimin e mëtejmë dhe të promovojnë qetësi gjatë festave fetare”, tha Borrell përmes një deklarate.
Tensionet izraelito-palestineze u rritën pasi një turist italian u vra dhe pesë të tjerë u plagosën pasi një makinë shtypi këmbësorët në Tel Aviv më 7 prill. Kjo ngjarje ndodhi pas një sulmi me armë zjarri në Bregun e pushtuar Perëndimor, ku u vranë dy motra izraelite.
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për sulmin terrorist në Izrael duke shprehur ngushëllimet ndërsa dënon autorët e ngjarjeve të rënda. Përmes një postimi në Tëitter, Rama thotë se Shqipëria mbështet Izraelin dhe fqinjët që kanë zgjedhur rrugën e paqes.
“Jemi thellësisht të pikëlluar nga sulmet pa dallim ndaj Izraelit që kanë rezultuar në humbje jetësh dhe dënojmë me forcë autorët dhe mbështetësit e tyre. Shqipëria qëndron e vendosur me Izraelin dhe të gjithë fqinjët e tij myslimanë që kanë zgjedhur rrugën e paqes dhe bashkëpunimit”, tha Rama.
Reagimi i Ramës erdhi pasi një turist italian u vra dhe disa të tjerë u plagosën në një sulm terrorist me makinë në Tel Aviv. Një makinë u përplas me një grup njerëzish pranë një parku, përpara se të përmbysej.
Pas sulmit, forcat izraelite të sigurisë qëlluan një palestinez që dyshohet se ka qenë autori i kësaj ngjarje. Ky ishte sulmi i dytë vdekjeprurës të premten, pasi dy motra u vranë kur makina e tyre u qëllua në Bregun Perëndimor.
Zyra e Jashtme e Britanisë tha se ata ishin shtetas britanikë. Tensione pas sulmeve ajrore izraelite mbi objektivat militantë palestinezë si në Liban ashtu edhe në Gaza janë shtuar.
Ia bere qoken nazistit netanjahu dhw djalit te sorrosit o gjakprish
PërgjigjuReagoi Ramushi?!!!
PërgjigjuShlmin terrorist e beri Izraeli ne xhami para disa ditesh dhe asnjeri nuk foli per ate krim te shemtuar kurse tani qe ai kryen hakmarrje quhet terrorist , kjo eshte drejtesia ne bote vk
PërgjigjuPer lali "erin"ai i doli ne ate moment perpara ate beri veje veten ne vend te atij dhe pastaj fol.Nuk jam per asnje lloj dhune e denoj me gjith force por eshte gjithmone nje por qe............. po ai qe e vodhi nuk ka faj .....
Del dhe ky qolja jone si lider boteror mbas ktyre pederave te BE
Ndaj kujt beri hakmarrje ky...ndaj turistit italian?