Pamje nga Kabuli

Bota

Sulm vdekjeprurës në spitalin ushtarak të Kabulit, shpërthime dhe të shtëna me armë zjarri! Deri tani flitet për të paktën 15 viktima

2 Nëntor 2021, 16:08| Përditesimi: 2 Nëntor 2021, 16:10

  • Share

KABUL, AFGANISTAN- Kryeqyteti afgan Kabul është tronditur ditën e sotme, nga dy shpërthime dhe të shtëna me armë zjarri. Një zëdhënës i talebanëve bëri me dije  se shpërthimi i parë ndodhi përpara spitalit ushtarak “Sardar Daud Khan” dhe i dyti ishte afër tij.

Gjatë sulmit brenda ambienteve të spitalit mësohet se ka pasur më shumë se 15 viktima dhe shumë të plagosur por ende nuk është dhënë një informacion i saktë.

Pamjet nga Kabuli tregojnë një shtëllungë tymi mbi këtë zonë dhe gjithashtu në to janë regjistruar zhurmat e të shtënave me armë.

Askush nuk e mori përgjegjësinë për shpërthimet e ndodhura, por luftëtarët e grupit të shtetit Islamik hynë në ambiente pasi shpërthyen shpërthimin e parë në portën e hyrjes së spitalit.

Zëdhënësi pohoi se luftëtarët talebanë vranë katër sulmues të këtij gupi dhe kapën një prej tyre të gjallë. Mjekët e spitalit janë dërguar për të kërkuar strehim për një dhomë të sigurt, pasi sulmuesit po shkojnë nga dhoma në dhomë.

Nga ana tjetër bëhet me dije se spitali ka qenë në shënjestër edhe më parë, ku më shumë se 30 njerëz humbën jetën dhe 50 të tjerë u plagosën  nga një sulm në vitin 2017, pasi një grup personash të armatosur të maskuar si mjekë hynë në ndërtesë.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?