Negociatat midis Izraelit dhe Hamasit për një armëpushim në Gaza kanë arritur në pikën kritike. Një zyrtar i lartë i Hamasit citohet nga mediat izraelite se negociatat në Doha kanë arritur në një fazë të vështirë dhe se orët e ardhshme janë vendimtare. Ndërmjetësit, shpjegoi ai, po punojnë për të çuar përpara bisedimet, por po përballen me rezistencë nga Izraeli.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka planifikuar të zhvillojë një telefonatë me Emirin e Katarit, Tamim al-Thani. Biznesmeni dhe ndërmjetësuesja palestinezo-amerikane, Bishara Bahbah, shkroi në rrjet se: "Po punojmë shumë me të gjithë ndërmjetësit për të gjetur një zgjidhje për ngërçin aktual në negociata". "Sot do të ketë bisedime të rëndësishme midis Princit të Kurorës së Katarit dhe Presidentit Trump, dhe shpresojmë që kjo do të çojë në progres".
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka thirrur sonte një takim të Kabinetit të Sigurisë për të diskutuar statusin e negociatave të vazhdueshme në Doha për një armëpushim dhe lirimin e pengjeve.
Takimi, në të cilin do të marrin pjesë zyrtarë të lartë të mbrojtjes dhe disa ministra të qeverisë, do të përqendrohet në një propozim të ri për ripozicionimin e IDF-së në Gaza. Izraeli po përgatitet t'i paraqesë Dohas harta të reja dhe të përditësuara, të cilat përshkruajnë praninë e tij të ardhshme ushtarake përgjatë të ashtuquajturit Korridor Morag dhe perimetrit të Rripit të Gazës.
Raketat izraelite sot ranë mbi palestinezët në radhë për të mbyshur ujë, ku mes 43 viktimave janë 10 fëmijë. Por dëshmitarë palestinezë për mediat thonë se janë 20.
Komente
