Ndërtesa të shkaterruara nga sulmet

Bota

Lufta/ Sulme ajrore ruse në Kiev, 2 të vdekur dhe 2 të plagosur, 121 dronë ukrainas u rrëzuan nga Moska

24 Janar, 08:37| Përditesimi: 24 Janar, 08:47

  • Share

Sulmet ajrore ruse gjatë natës kanë vrarë dy persona dhe kanë plagosur të paktën dy të tjerë. Kjo u raportua nga një zyrtar nga rajoni i kryeqytetit ukrainas.

"Fatkeqësisht, dy persona vdiqën si rezultat i një sulmi në rajonin e Kievit," tha Mykola Kalashnyk.

Ai shtoi se të paktën dy të tjerë u plagosën nga një zjarr që shpërtheu në një ndërtesë banimi. Sulmi erdhi pasi autoritetet ruse thanë se kishin zmbrapsur një sulm ukrainas me dron në Moskë.

Ndërkohë, në një deklaratë nga Kremlini, thuhet se gjatë natës sistemet e mbrojtjes ajrore në shërbim shkatërruan 121 mjete ajrore pa pilot të Ukrainës: 37 në territorin e rajonit Bryansk, 20 në rajonin Ryazan, 17 në Kursk, 17 në Saratov, 7 në Rostov, 6 në rajonin e Moskës, 6 në Belgorod, 3 në Voronezh, 2 në rajonin e Tulës, 2 në Oryol, 2 në Lipetsk, 1 në Republikën e Krimesë dhe një në kryeqytet.

 Kjo është raportuar nga agjencia e lajmeve Tass, duke cituar Ministrinë ruse të Mbrojtjes e cila flet për "sulmin më të madh" në territorin e saj "që nga fillimi i 2025"./La Repubblica 

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?