Sulme në Jemen

Bota

Sulme izraelite në Jemen, të paktën 2 të vdekur dhe 35 të plagosur! Tanke izraelite edhe në periferi të qytetit të Gazës

24 Gusht, 18:15| Përditesimi: 24 Gusht, 20:04

  • Share

Sulme ajrore izraelite kanë goditur kryeqytetin Jemenin. Të paktën dy persona u vranë dhe 35 të tjerë u plagosën në sulmet e Forcave Mbrojtëse të Izraelit (IDF) në Sana'a, kryeqytetin e Jemenit të kontrolluar nga lëvizja pro-iraniane Huthi.

Nga këto sulme thuhet se u goditën afërsisht 50 objektiva. Këto janë sulmet e para në Sana, që kontrollohet nga rebelët, që nga 17 gushti, kur Izraeli shënjestroi infrastrukturën energjetike që besohej se përdorej nga rebelët.

Udhëheqësi iranian Ali Khamenei, bëri thirrje për unitet kombëtar, përballë komploteve nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli.

"Ata në vend që besojnë se ne nuk duhet të bërtasim slogane kundër Shteteve të Bashkuara dhe duhet të zhvillojmë bisedime të drejtpërdrejta me amerikanët, mund të shohin vetëm sipërfaqen.Problemet e Iranit me Shtetet e Bashkuara nuk mund të zgjidhen", deklaroi udhëheqësi iranian Ali Khamenei.

Ndërkohë, Izraeli konfirmoi sulmin e vazhdueshëm të IDF-së në Sanaa, kryeqytetin e Jemenit, me një foto të publikuar nga Ministri i Mbrojtjes Israel Katz. Imazhi, i publikuar nga shtypi izraelit, e tregon atë së bashku me Kryeministrin Benjamin Netanyahu dhe Shefin e Shtabit të IDF-së, Gjeneral Lejtnant Eyal Zamir, të cilët po monitorojnë operacionin e vazhdueshëm kundër Huthëve në monitorë.

Ora 20:01
Sulmet izraelite në Jemen, Netanyahu: Kushdo që planifikon të na sulmojë, e sulmojmë

1753864271_benjaminnetanyahu.webp

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu pas sulmit të IDF-së në Jemen tha se kushdo që sulmon, do ta sulmojnë mbrapsht.

"Kushdo që na sulmon, ne sulmojmë. Kushdo që planifikon të na sulmojë, ne sulmojmë. Unë besoj se i gjithë rajoni po mëson forcën dhe vendosmërinë e Shtetit të Izraelit. Regjimi Huthi po mëson me vështirësi se do të paguajë, dhe po paguan, një çmim shumë të lartë për agresionin e tij kundër Shtetit të Izraelit", theksoi ai, duke përgëzuar Shefin e Shtabit, Komandantin e Forcave Ajrore dhe pilotët për sulmin kundër një objektivi ushtarak pranë pallatit presidencial në Sana'a, termocentraleve dhe një depoje karburanti. 

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni kritikat e Ramës ndaj vendimeve të gjyqtarëve?