Ushtria izraelite nisi një sulm tokësor dhe ajror në qytetin Deir al-Balah, në Rripin qëndror të Gazës, duke shkaktuar valë të reja të zhvendosjes së civilëve. Operacioni filloi këtë mëngjes, disa orë pasi ushtria izraelite lëshoi paralajmërime për evakuim për banorët e gjashtë blloqeve të banimit në pjesën jugperëndimore të qytetit.
Gjatë fundjavës, BBC dhe organizata të përqëndruara në Gaza, thanë se 70% e banesave në të gjithë Rripin e Gazës janë shkatërruar dhe janë të pabanueshme, ndërsa Izraeli akuzohet se kërkon të bëjë spastrim dhe pushtimin e plotë të territorit.
E diela u mbyll me një bilanc të rëndë, ku të paktën 85 persona u vranë teksa ishin në pritje për të marrë ndihma. Po të dielën, IDF tha se sulmet ndaj Hamasit do të vijojnë.
Lajmi kryesor:
Izraeli zhvillon ofensivën tokësore në Gazën qendrore! 26 vende nënshkruajnë deklaratën e përbashkët: Lufta të ndalet tani! Telefonatë mes Papa Leonit dhe Abu Mazenit
A.I/SI.E./ReportTv.al
Komente
