Foto Ilustruese

Bota

Sulmet 12- ditore me Izraelin, Irani publikon shifrat: 935 të vrarë, mes tyre edhe gra e fëmijë

30 Qershor, 17:40| Përditesimi: 30 Qershor, 17:45

  • Share

Rreth 935 persona u vranë në Iran gjatë luftës 12-ditore me Izraelin, deklaroi sot një zëdhënës i gjyqësorit iranian.

Numri i të vdekurve përfshinte 132 gra dhe 38 fëmijë. Autoritetet izraelite kanë raportuar 28 vdekje në Izrael si rezultat i sulmeve hakmarrëse nga Irani gjatë luftës.

“Gjatë luftës 12-ditore të zhvilluar kundër vendit tonë, deri më tani janë identifikuar 935 martirë”, thuhet në deklaratë sipas Reuters.

Izraeli nisi luftën ajrore më 13 qershor, duke sulmuar objektet bërthamore iraniane dhe duke vrarë komandantë të lartë ushtarakë, si dhe civilë, në goditjen më të keqe ndaj Republikës Islamike që nga lufta e viteve 1980 me Irakun.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis gjyqi për aferën Partizani, a besoni se do ketë drejtësi?