Pesë qytetarë shqiptarë, që ndodheshin në Izrael për arsye turistike dhe profesionale, janë larguar sot nga Izraeli në mënyrë të sigurt përmes Egjiptit. Lajmi u bë me dije nga ministri i punëve të jashtme Igli Hasani, i cili shkruan se bashkatdhetarët tanë ndodhen tashmë në Egjipt, në gjendje të mirë shëndetësore.
Së shpejti, pritet të mbërrijnë në vendin tonë. Ministri Hasani shkruan se largimi dhe kthimi i tyre u mundësua nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, nëpërmjet ambasadave në Tel Aviv dhe Kajro.
“Falënderojmë autoritetet izraelite, Ambasadën Greke dhe Ambasadën Bullgare në Tel Aviv, autoritetet egjiptiane, si dhe Konsullin e Përgjithshëm të Shqipërisë në Liban për mbështetjen dhe bashkëpunimin e dhënë.”, shkruan Hasani.
5 shqiptarët ndodheshin në Tel Aviv për arsye punë e turistike, por u bllokuan atje, pas sulmeve iraniane.
Komente
