Sulmet e Berishës ndaj Dumanit, Caca në 'Repolitix': Retorikë e njëjtë, kërkon ti paraprijë një hetimi tjetër! Nesturi: Do të mbrojë imazhin e tij para anëtarësisë

12 Nëntor, 21:57| Përditesimi: 12 Nëntor, 22:49

  • Share

Kreu i PD Sali Berisha vijon sulmet ndaj kreut të SPAK Altin Dumanit, të cilin e ka cilësuar si një vegël të George Soros. Lidhur me këto sulme u diskutua edhe mbrëmjen e sotme në emision 'Repolitix' në Report Tv.

Avokati Përparim Caca u shpreh se retorika e tij për Dumanin dhe SPAK nuk është se ka ndryshuar, por risi sipas tij është lidhja që i bënë Dumanit me Soros.

‘Më shumë janë fyerje, kanosje për jetën është një vepër tjetër penale. Retorika e tij për Dumanin dhe SPAK nuk është se ka ndryshuar, por kemi këtë risinë që e lidh me Soros. Berisha është po në atë retorik që ka pasur gjithmonë, e bënë këtë se po kërkon ti paraprijë një hetimi tjetër që ndoshta është regjistruar dhe s’ka diçka konkrete mbase deri tani. Për mua është brenda retorikës së tij”, tha ai.

Caca beson nuk do të ketë një ndryshim të masës për Berishën.

‘Për mua do të jetë interesante interpretimi që do të bëjë gjykata Kushtetuese, qasja që do të ketë gjykata do të jetë interesante. Unë mendoj se nuk do të ketë ndonjë ndryshim”, tha ai.

Ndërkohë, gazetari Plator Nesturi, tha se këto deklarata të Berishën ndaj SPAK dhe Dumanit bëhen për të mbrojtur imazhin e tij para anëtarësisë.

‘Berisha po e bënë për imazhin e tij ndaj anëtarësisë së vet. Amerikanët e dinë se kush e ka bërë reformën dhe ka qenë një projekt i Departamentit të shtetit dhe dinë edhe se sa ka kontribuar Soros në këtë gjë. Berisha ka shenjëstruar Soros, që ai është një viktimë e një komploti të Soros për të dëmtuar atë dhe opozitën’, tha ai.

Avokati Indrit Sefa, u ndal tek protestat e opozitës, ku tha se sa herë Berisha njofton se do të zhvillojë një protestë humb gjyqet.  

'Sa herë Berisha bënë protestë për ndonjë vendim gjykate humb gjyqet. Sa herë Berisha nuk njofton protestë e ka gjyqin e mbyllur. Në 3 mars humbi gjyqin e parë pasi paralajmëroi protestë, kur doli vetë për masë ka njoftuar protestë, është një taktikë e njohur kjo', tha ai..

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?