Izraeli ka sulmuar Iranin ditën e sotme. Lidhur me këtë sulm, në një lidhje skype nga Izraeli për emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj, shqiptarja që jeton në Izrael, Jeta Gani tha se i gjithë Izraeli është në gatishmëri lufte pas këtij sulmi, pasi mund të ketë një përgjigje nga Irani.
Ajo theksoi se ende nuk dihet se çfarë zhvillimi do të marr kjo luftë.
‘I gjithë Izraeli është në gatishmëri lufte. Jemi të tronditur pak sepse se dimë se çfarë zhvillimi do të marr kjo luftë. Por jemi të informuar për çdo që ndodh. Jemi në gjendje luftë. Ne jemi në gaditshmëri që ishte një sulm i Izraelit që u quajt i suksesshëm dhe duhet që të jemi afër dhomave të sigurimit. Irani është shtet dhe ka edhe ai fuqinë e tij dhe mund të sulmojë. Nuk është vetëm Irani janë disa vende që sulmojnë, jemi në tension dhe në stres se çfarë përmasash do të marr. Nga ato që raportohen është se sulmi vijon në Iran dhe do të vijoi për disa kohë dhe si duke kanë programe që ne si dimë’, tha ajo.
Gani e cila jeton në qytetin Ashdod, tha se në këtë zonë jetojnë edhe 7 familje të tjera shqiptare.
‘Ne kemi bërë blerje që në mëngjes sepse të premten dhe të shtunën janë të mbyllura dhe u bënë mbledhje më shumë se në ditë të zakonshme. Ka edhe forma të ndryshme me porosi dhe kjo ana e ushqimeve nuk është shumë problem. Është një edukim lufta të gjithë dinë që të marrin masa dhe dinë se di të veprojnë në momentin që ka sulme dhe sirena. Ne këtu në Ashdod jemi 7 familje shqiptare’, tha ajo.
Për Ganin Irani ka vetëm një qëllim që të zhduk Izraelin, dhe ky i fundit po mbron shtetin e tij.
‘Qëllimi i Iranit është që të zhduk Izraelin dhe Izraeli duhet që të mbrojë shtetin e tij ose ta lëmë Iranin që të qëllojë dhe i gjithë Izraeli të zhduket. Me këtë sulm mund të them që na ngre pak moralin sepse Irani po fillon që të dobësohet sepse i janë shkatërruar shumë fabrika dhe aeroporte. Këto e dobësojnë një shtet’, tha ajo.
Komente

Cudi si u jepni ze ketyre mostrave. Kame vrare 25 000 femije, kane sulmuar deri tani 4 shtete , e vazhdojne lavazhin e trurit. Bashke me keta kafshet shqipfoles
PërgjigjuShtet më shpirt zi se Izraeli nuk besoj se ka në Botë.Shkoni e vri5ni njerëz në shpiat e tyne ene hiqeni si viktima.Në ka zot ju duheni rrafshu
PërgjigjuKriminele e vrasese e femijve
Përgjigju