Sulmet e Metës, deputetja e PS: Shqetësuese! Protesta para bashkisë? Hipokrizi, një grup njerëzish po përdoren për interesa politike

19 Prill, 17:49| Përditesimi: 19 Prill, 19:45

  • Share

Deputetja e Partisë Socialiste, Klotilda Bushka në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv ka dënuar sulmet e Ilir Metës ndaj kreut të Prokurorisë së Posaçme.

Për gazetarin Arbër Hitaj, Bushka theksoi se edhe në kohën kur Meta ishte president ka sulmuar drejtësinë, ndërsa theksoi se sulmet janë shqetësuese dhe duhet të dënohen.

‘Meta edhe kur ishte president sulmonte drejtësinë. Është detyra jonë të qëndrojmë krah drejtësisë të dënojmë çdo akt që bie ndesh me parimet e shtetit të se drejtës. Ata janë duke bërë punën e tyre dhe duke ushtruar funksionet e veta. Sot janë tërësisht të pavarur. Sulmet shqetësuese dhe duhet të dënohen. Profesionistët e drejtësisë nuk tunden, janë profesionistë. Reforma në Drejtësi është një nga shtyllat kryesore të shtet ndërtimit në Shqipëri. Sot SPAK ka rezultate në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.’- tha Bushka.

Sa i takon protestës së Rithemelimit dhe Partisë së Lirisë para dyerve të bashkisë së Tiranës, Bushka e cilësoi si një protestë jo politike, por të një grupi njerëzish që përdoren për interesa politike.

‘Fakti që njerëzit protestojnë tregohet edhe për cilësinë e demokracisë. protestat e dhunshme janë të dënueshme, përdorimi i molotovit apo të reagosh me forcë ndaj efektivëve janë vepra penale. S’më vjen mirë që shoh ato veprime në protestë. Nuk ishte një protestë politike, por një grup njerëzish që përdoren për interesa politike. Ata që protestojnë në krye të tyre kanë një ‘non grata’ që sulmon drejtësinë. Hipokrizi... që shkon para bashkisë për ato çështje që bashkia e Tiranë i ka me drejtësinë dhe nga ana tjetër sulmojnë drejtësinë. Hipokrizia më bën të besoj se nuk është protestë qytetare, pasi përdoret për interesa personale të dy njerëzve.’- tha Bushka.

Ora 17:58
Bushka: Të marrim masa reformuese me qëllim forcimin e luftës ndaj korrupsionit

Deputetja e Partisë Socialiste Klotilda Bushka e ftuar në ‘Studio Live’ në Report TV tha se mazhoranca e ka të qartë vijën e kuqe në raport me zyrtarët e korruptuar që përballen me drejtësinë.

Sipas Bushkës çdokush është i barabartë para ligji. Bushka tha se jemi në fazën ku duhet të marrim masa reformuese për të punuar që të parandalojmë korrupsionin.

"Duhet të rrisim kapacitetet që parandalojnë korrupsionin në institucionet publike. Në shtet ka disa pushtete, përvec drejtësisë, janë edhe dy degët e tjera, legjislativi dhe ekzekutivi; duhet të merret masa reformuese me qëllim forcimin e luftës ndaj korrupsionit.
Pa një sistem drejtësie të pavarur nuk mund të ecet para. Për PS-në pavarësia e sistemit të drejtësisë është e rëndësishme, çdokush i barabartë para ligjit. Kushdo gjendet në veprime korruptive është i barabartë para ligjit. S’na vjen mirë kur shohim njerëz të kujtdo force qofshin, por të gjithë duhet të kenë të qartë se ky është momenti i Shqipërisë që të pranojë që drejtësia e pavarur i trajton të gjithë si të barabartë. Vija jonë e kuqe është e ndarë. Korrupsion ka ...por një mazhorancë vlerësohet për përpjekjet që bën për të luftuar e parandaluar korrupsionin. Jemi në fazën kur duhet të marrim masa reformuese që të parandalojmë korrupsionin.
Nisur nga rekomandimet e BE-së, do duhet që të vijojmë me hapa konkrete. Pasi sot e kemi më të thjeshtë falë reformës në drejtësi për ta luftuar korrupsionin, por duhet punuar për parandalimin; duhet të punohet me forcimin e zbatimit të ligjit, të mbrojmë interesin publik nga korrupsioni."- tha Bushka.

Ora 17:50
Avokati i Popullit? Bushka: U vonua nga kaosi i opozitës! Shumë shpejt do të zgjidhet

 

Klotilda Bushka deputete e Partisë Socialiste e ftuar në ‘Studio Live’ në Report Tv tha se shume shpejt do të zgjidhet Avokati i Popullit. Procesi u vonua sipas saj, për shkak të përplasjeve në Kuvend nga opozita.

‘Ne e kemi shqetësim shumë të madh dhe është një nga prioritetet më të mëdha. Për efekt të konfliktualitetit në Kuvend ka qenë e pamundur të shkojmë në një proces për zgjedhjen e avokatit të popullit. Mendoj se jemi në kushtet kur grupet politike. Grupet politike kanë filluar diskutimet për një dakordësi për zgjedhjen e AP. Ja kemi lënë këtë të drejtë opozitës. Besoj grupet e kanë prioritet. Ky proces është në vijim dhe shumë shpejt do të plotësohet.’- tha Bushka.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • mark: 19/04/2024 21:11

    hajdute jeni te gjithe..ps..pd..ldi..cdo parti jane krijuar per te vjedhur popullin...ne vend qe te gjithe te investojme ne turizem,,e te mbajme njeri-tjetrin..zihemi mes vetes sepse kemi ca palaco si berisha,,meta, rama...etj..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?