Rusia ka kërkuar një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të premten në lidhje me sulmet SHBA dhe Britanisë së Madhe në Jemen, thotë Misioni i Përhershëm Rus në OKB.
Misioni i tha agjencisë ruse të lajmeve Tass se takimi ishte planifikuar për në 10:00 në Nju Jork.
Të mërkurën, një rezolutë e Këshillit të Sigurimit kërkoi që Houthi-t e Jemenit t'i japin fund menjëherë sulmeve të tyre ndaj anijeve në Detin e Kuq.
Rusia dhe Kina, anëtarë të përhershëm të Këshillit, abstenuan në votimin për atë rezolutë, së bashku me Algjerinë dhe Mozambikun, ndërsa 11 vende votuan për të.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Izraeli do dërgojë ilaçe për pengjet në Gaza! SHBA dhe Britania sulmojnë bazat Houthi në Jemen! Tajani: Mbështesim sulmet, por italia nuk mund të marrë pjesë pa miratimin e parlamentit
SI.E./ReportTv.al