Edvin Kulluri

Bota

Sulmet Iran-Izrael/ Edvin Kulluri për Report Tv: Ishin masive, Kina dhe Rusia e kanë të pamundur të ndërhyjnë

13 Qershor, 22:10| Përditesimi: 13 Qershor, 22:19

  • Share

Sulmet e sotme të Izraelit në Iran për Edvin Kullurin nga partia Djathtas për Zhvillim, ishin sulmet më masive të bëra ndonjëherë.

Në një lidhje skype në Report Tv ai tha se situata rrezikon të përshkallëzohet nëse përfshihen edhe vende të tjera.

‘Nuk është hera e parë që këto dy vende kalojnë në përplasje ushtarake, por ky i sotmi ka qenë sulmi më masiv. Por duhet që të mos eskalojë edhe në vende të tjera sepse SHBA ka tërhequr personelin nga disa vende të lindjes së mesme sepse mund të përshkallzohet duke përfshirë edhe vende të tjera. Jordania ka thënë nuk do të lejojë që përdoret hapësira e saj ajrore’, tha ai.

Sipas Kullurit, qëllimi i Izraelit me këto sulme është të destabilizojë Iranin.

‘Irani është shtet autokratik që kemi përplasje ideologjike në rang global. Një nga kriteret në fushën e sigurisë kombëtare është bashkëpunimi civilo-ushtarak që në rastin e Iranit e ka në nivele shumë të ulët. Ka pasur një pakënaqësi në rritje ndaj qeverisë iraniane dhe ka pasur dhe shumë protesta ditët e fundit dhe kjo është dizavatazh për Iranin. Izraeli po e bënë këtë për të destabilizuar Iranin’, tha ai.

Kulluri tha se Iranin e sheh një shtet të dobët.

‘Iranin e shoh të dobët, dhe Kina dhe Rusia e kanë të pamundur që të ndërhyjnë për ta mbështetur Iranin kundër Izraelit. Ato e kanë përdorur Iranin', tha ai. 

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Igor: 14/06/2025 07:09

    Irani perdoret nga Rusia dhe Kina keta kane vetem kontrata per blerje dhe shitje a keni ndegjuar ndonji here ku Rusia dhe Kina i kan ndihmuar dikujt ne konflikt askujt sic e ndihmon SHBA,ja Izraelin haptas dhe e din xhdokush ,nka ana tjeter Irani e dinte qe nga viti 79 se kjo nji dite dote ndodhe por nuk u pregadit per ta mbrojte vendin por u armatos per ti shtypur te drejtat e grave dhe sot ka dy armiq nje i jashtem dhe ma i rezikshmi ky armik i mbrendshem pra Iranit i erdhi koha qe te nderoj emrin republika islamike dhe te vendos republika Ateiste dote jete ma mire per popullin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Kë mbështesni në konfliktin mes Izraelit dhe Iranit?