Bota

Sulmet Izrael- Iran, Prenga: Qëndrimi i Shqipërisë një linjë me NATO-n! Tafani: Konflikti mund të zgjidhet nga Arabia Saudite

17 Qershor, 22:06| Përditesimi: 18 Qershor, 07:41

  • Share

Sulmet mes Izraelit dhe Iranit vijojnë, teksa të dyja vendet po kryejnë bombardime në zona të ndryshme. Situata në lindjen e mesme u diskutua në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv, ku eksperti i Sigurisë, Xhavit Shala u ndal edhe në sulmin kibernetik që Irani organizoi ndaj Shqipërisë.

‘Irani bëri një nga sulmet më të egra në Shqipëri, sulmin kibernetik dhe dha pasoja dhe më pas me mbështetjen amerikane u arrit që të frenohej dhe u kap situata shumë shpejt. Ata e bënë një sulm se bënë me raketa, por e bënë në këtë formë. Këtu u pranuan muhxhaedinët që ishin vendosur në Irak dhe u transferuan në Shqipëri dhe kjo e acaroi Iranin dhe Irani kishte plan të bombardonte kampin e muxhahedinëve në Shqipëri. Policia e shtetit bëri ndërhyrje në 2023 dhe iu bë e qartë se nuk mund të përmbysin sofrën e mikut, ata janë refugjatë dhe atë duhet që ta pranojnë këtë. Këta nuk janë e vetmja opozitë. Edhe shteti ja bëri të qartë se ata nuk mund të shkelin ligjin dhe të abuzonin me mikpritjen dhe pas kësaj nuk ka pasur më probleme’, tha ai.

Ish zv/shefi i shtabit të Përgjithshëm, Ded Prenga u ndal tek qëndrimi i Shqipërisë lidhur me këto sulme, i cili sipas tij është në një linjë me qëndrimin e vendeve të NATO-s. 

‘Është normale që qëndrimi diplomatik i shtetit shqiptar ka qenë konsegunet në mbështetje të të drejtës së Izraelit për tu vetëmbrojtur dhe Irani të mos dal në përfundimin për të pasur një armë nukleare se do të ishte rrezik jo vetëm për Izraelin por edhe më gjerë. Qëndrimi i Shqipërisë ndaj këtij sulmi është edhe në linjë të plotë edhe me vendet anëtare të NATO edhe Rusia edhe pse nuk ka paraqitur deklarata zyrtare, por mungesa e reagimit zyrtar flet se edhe vet Rusia nuk do një Iran me armë nukleare’, tha ai.

Analisti Endri Tafani, tha se i vetmi shtet që mund të zgjidhë konfliktin në Lindjen e Mesme është Arabia Saudite.

‘Qëndrimi i Shqipërisë nuk e di nëse është edhe i njëjtë me atë që mendojnë shqiptarët. Sepse këto ditë kam parë shumë. Irani ka pasur tentativë për sulm terrorist këtu dhe gjenë sot shqiptarë që thonë Irani duhet që të ketë armë atomike. Është një hipokrizi nga ana e shumë njerëzve që ajo zonë të jetë në luftë vazhdimisht. Dhe i vetmi vend që mund ti jap zgjidhje është Arabia Saudite', tha ai.

Ora 22:32
‘Isha në Liban kur Izraeli sulmoi Iranin’, Galdini: Ushtria libaneze erdhi në hotel, na dërguan menjëherë në aeroport

 

Kryetar i LRE, Arian Galdini tha se ishte në Liban ditën kur Izraeli sulmoi Iranin.

Galani tha se të gjithë personat që kishin udhëtime, janë dërguar menjëherë në aeroport për të pritur aty orarin e fluturimit. 

'Unë isha në Liban atë ditë kur Izraeli sulmoi Iranin dhe ka qenë një orë diferencë para se të mbyllje aeroporti i Bejrut.  mesa di ka njerëz që kanë mbetur ende atje që ishin pjesë e të njëjtit aktivitet dhe janë duke u nisur fluturimet pak nga pak.  Ne na erdhën në hotel ushtria libaneze dhe ata duhet ta kenë ditur se do të kishte një sulm ata na kërkuan që të kalonim natën në aeroport dhe më pas secili të priste fluturimin e vet. unë e kisha në mëngjes fluturimin në Stamboll sepse e kisha në orën 6 të mëngjesit', tha ai. 

Ora 22:21
Shqipëria ishte në qendër të sulmeve nga Irani? Beqa: Mbrohet nga NATO, s’kemi mbrojtje kundërajrore

 

Pedagogu i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Mentor Beqa, teksa u pyet lidhur me aludimet se ka pasur një plan që Shqipëria të sulmohet nga Irani, ai tha se nuk ka pasur ndonjë konfirmim zyrtar për një plan të tillë.

Beqa tha se Shqiëria mbrohet nga neni 5 i NATO, ndërsa theksoi se vendi ynë nuk ka mbrojtje kundërajrore.

'Nuk ka pasur ndonjë konfirmim zyrtar për sulme nga Irani në Shqipëri. Shqipëria është vend anëtar i natos dhe mbrohet nga neni 5 i NATO. Duhet thënë se Shqipëria është e zbuluar nga mbrojtja ajrore, por është e mbrojtur nga NATO. Shqipëria vet nuk ka asnjë kapacitet për mbrojtje, por mbështet mbi sistemin e paralajmërimit të hershëm që kanë SHBA dhe Britania e madhe që lajërmojnë për raketa. Shqipëria nuk ka mbrojtje kundërajrore’, tha ai.

S.B/A.A/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Dakord: 18/06/2025 08:38

    Ky zoti Tafani flet mbroçkulla. Nuk zgjidhe konflikti në tavolinë. Duhet me çdo kusht të rrëzohet regjimi i egër i khamenei. Populli iranian e meriton të çlirohet si çdo popull tjetër.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se rinumërimi i 44% të kutive të votimit do ndryshojë rezultatin?