Teksa u bënë rreth 12 ditë nga sulmet Izrael-Iran, sot Irani ka deklaruar se sulmet mes dy vendeve kanë mbaruar.
Por për kryetarin e LRE, Arian Galdini lufta mes dy vendeve nuk ka mbaruar. I ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv, ai tha se lufta mund të mbarojë vetëm kur të ndryshohet regjimi në Iran.
‘Po lufta 12 ditore, mund të këtë mbaruar por lufta si e tërë nuk besoj se do të mbarojë shpejtë. Armëpushimin palët po ndjekin për arsyet e veta. Armëpushimi është një luftë e re me mjete të reja. Edhe Irani dhe Trump dhe Netanyahu e kanë në interesin e tyre që të thonë mbaroi. Nuk mbaron lufta pa ndryshuar regjimi në Iran’, tha ai.
Por, ish-deputeti Ralf Gjoni tha se regjimi në Iran nuk duhet që të ndryshojë. Sipas tij, Irani do që të shkatërrojë Izraelin dhe se nuk e njeh si shtet.
‘Ne duhet që të pranojmë se Irani sot është kapur peng, që Izraeli ka demokraci problematike dhe njerëz problematik dhe këtu s’ka asnjë gjë. Po armiku më i madh i popullit iranian janë Ajatollahët nuk është as Izraeli dhe as SHBA. Këta janë të gjithë pro shkatërrimit të Teheranit. Që nuk duhet ndërruar regjimi nuk duhet sepse do të ishte katastrofike për Iranin. Po s’mund ti vihet faji Izraelit është një vend demokratik ndërsa Irani është vend islamik diktaturë që bënë thirrje për shkatërrimin e Izraelit, shtetin e të cilit nuk e njeh. Sa kohë që ky qëndrim nuk ndryshon nuk ka traktat miqësie mes dy vendeve’, tha ai.
Edhe për analistin Endri Tafani, lufta mes dy vendeve nuk ka përfunduar.
‘Nuk mendoj se ka mbaruar lufta. Unë them se mbaron kur Irani heq dorë nga armët bërthamore dhe mua s’më duket se Irani do ta bëjë këtë sepse ka deklaruar se do të vijoi programin e tij nuklear. Para se të ndodhte sulmi amerikan mbi bazat ka pasur një transport me kamionë në ato baza dhe pyetja është nëse kanë arritur që të transportojnë uraniumin dhe thuhet se mund të mos kenë mundur që ti shpëtojnë të gjitha. Irani ka ecur shumë me raketat balistike dhe pas 3 vitesh mund të ketë 10 mijë ose 20 mijë. Lufta bëhet me një traktat mes palëve dhe kjo nuk ekziston dhe lufta nuk ka mbaruar’, tha ai.
Ndërsa, pedagog i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Brenton Kotorri tha se të dyja vendet mund ta shkelin armëpushimin.
‘Edhe pse ata i binden Trump se kanë problem që ta thyejnë armëpushimin dhe të thonë jo ne menduam se mund të ndalonte lufta, por jo. Nuk është problem që të gjesh justifikime. Unë them se lufta nuk ka mbaruar dhe do mbarojë kur të zvendësohet regjimi shia, por edhe po u ndryshua nuk ndryshon populli do të vijoi të jetë ai. Më jepni një rast kur Izraeli e ka mbajtur fjalën’, tha ai.
Komente
