Ambasada e SHBA-së në Doha lëshoi një paralajmërim për qytetarët amerikanë në qytet që të kërkojnë strehim pas sulmit ndaj një delegacioni të Hamasit, i cili i atribuohet Izraelit.
"Kemi marrë raportime për sulme me raketa në Doha", deklaroi Ambasada e SHBA-së. Qytetarëve amerikanë u këshillohet të qëndrojnë në shtëpi dhe të monitorojnë mediat tona sociale për përditësime", thuhej në deklaratë.
Mediat izraelite raportuan se Donald Trump "i dha dritën jeshile" këtyre sulmeve, të cilat Izraeli pretendon se kanë synuar udhëheqjen e Hamasit.
Lajmi kryesor:
Shpërthime në Doha të Katarit gjatë negociatave, Izraeli: Raketat synuan udhëheqësit e Hamasit! Media: Trump i dha dritën jeshile! 6 viktima
Xh.K/ReportTv.al