Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka deklaruar se në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të zhvilluar para agresionit të Rusisë kundër Ukrainës ka kërkuar të merren masa të forta për mbrojtjen nga sulmet kibernetike.
Në një postim në rrjetet sociale, Meta sqaron se ka marrë garanci se nuk do të kishte asnjë problem, ndërsa ngre pyetjen nëse mban dikush përgjegjësi që sekretet e shtetit dhe qytetarëve janë zbuluar.
‘Në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të zhvilluar para agresionit të Rusisë kundër Ukrainës kam kërkuar të merren masa të forta për mbrojtjen nga sulmet kibernetike dhe kam marrë garanci të plota se nuk do të kishte asnjë problem. Po kështu edhe në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të mbledhur menjëherë pas agresionit kundër Ukrainës. A mban njeri përgjegjësi në këtë Qeveri që sekretet e shtetit dhe të qytetarëve kanë dalë “lakuriq”?’ shkruan Meta.
Referuar disa të dhënave sekrete që po qarkullojnë në mediat online, prokuroria ka është vendosur që asnjë e dhënë e botuar nga autorët e sulmit kibernetik të mos publikohet nga mediat audiovizive, të shkruara, online, në rrjete sociale apo në çdo formë të publikimit apo transferimit të të dhënave që postohen nga autorët e këtij sulmi kibernetik mbi sistemin TIMS të Policisë së Shtetit.
Sulmi i parë kibernetik ndodhi në mes të muajit korrik të këtij viti, ku u sulmuan portalet shtetërore të shërbimeve online, të cilat prej gati 4 javësh mbetën të bllokuara. Si rezultat i hetimeve që u bë nga ekspertët shqiptar, por edhe nga vendet aleate, u dol në përfundimin se ishte Irani që financoi sulmin. Ndërsa më 10 shtator, u sulmua sistemi TIMS. Ky sulm ‘paralizoi’ për disa orë pikat e kalimit kufitar të të gjithë vendit, në Rinas, Kakavijë, e Kapshticë, ku policia hapi regjistrat duke punuar manualisht.
Komente

Ik ore palavaq,pocaqi njeri,neveri,monstër i pangopur. Rracë muti.
Përgjigju