Komisioni Posaçëm “Për të koordinuar dhe mbikëqyrur të gjitha veprimet institucionale për të luftuar dezinformimin dhe format e tjera të ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike të vendit” po mban seancë dëgjimore me kreun e Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko.
Por a ka patur ndërhyrje
Etilda Gjonaj: A ka patur ndërhyrje dashakeqe në sistemin bankar?
Gent Sejko: Ka pasur sulme kibernetike në mënyrë të vazhdueshme. Kemi dy kategori ndërhyrjesh, ndërhyrjet me sulme ndaj sistemeve të teknologjisë dhe informacionit që kanë bankat e nivelit të dytë dhe Banka e Shqipërisë, i gjithë sistemi financiar.
Ndërhyrja e dytë është përmes keqinformimit që synon të krijojë panik dhe të keqinformojë klientët e bankave të nivelit të dytë dhe qytetarët lidhur me gjendjen financiare.
Të dyja këto janë njëlloj të rrezikshme. Sistemi bankar, pavarësisht këtyre ndërhyrjeve ka rezultuar i qëndrueshëm dhe nuk është goditur. Me përjashtim të një rasti që është menaxhuar, pork jo nuk do të thotë që ne duhet të jemi të sigurt. Për këtë arsye ne kemi marrë masa dhe po punojmë me bankat e nivelit të dytë.
Sejko tha se dy vitet e fundit sulmet kibernetike drejt sistemit bankar është shtuar.
"Në një rast ka qenë një sulm i fortë kibernetik ndaj një banke që nuk ka cënuar llogaritë bankare si pasojë e masave të marra por informacionin, të dhënat. Por falë koordinimit të punës të gjithë institucioneve përfshi këtu BSH-në është izoluar dhe nuk ka krijuar probleme"
Lajmi kryesor:
Sejko raporton tek Komisioni i Dezinformimit: Dy vitet e fundit u rritën sulmet kibernetike! Rishikojmë rregulloren e mbikqyrjes së bankave! U asistuam nga Departamenti Amerikan i Thesarit
S.G//ReportTv.al