Sulmet kibernetike, të ftuarit në panel me Ramën në Davos: Sa më shumë para janë të përfshira, aq më të suksesshme janë taktikat e hakerave! Mbrojtja duhet të jetë në lartësinë e situatës

18 Janar 2023, 08:21| Përditesimi: 18 Janar 2023, 09:00

  • Share

Teksa sulmi kibernetik ndaj Shqipërisë nga Irani ishte në fokus të bisedës në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, ku mori pjesë edhe kryeministri Edi Rama, të ftuarit në panel treguan eskperiencën e tyre me krimin kibernetik.

Themeluesi i medias 'Tortoise' James Harding u shpreh se kibernetika mund të ndikojë në qeveritë e çdo shteti, ndërsa Lee, shef ekzekutiv tha se sulmuesit kanë ndërtuar armë që mund të përdoret kundrejt kujtdo kur vjen puna te sulmet kibernetike. Ministrja për Komunikim dhe Informacion në Singapor, Teo përmendi shumë e parave që shkon për sulmet kibernetike duke thënë se sa më e madhe të jetë sasia, aq më  të suksesesshme janë taktikat e sulmuesve.

Ndërsa Eriksen, shef ekzekutiv i një kompanie për prodhim nafte u shpreh se sulmet kibernetike shkaktojnë pasoja të rënda jo vetëm nëpër kompanitë që synojnë, por edhe të shoqëria.

James Harding: Ajo çfarë ndodhi në Shqipëri verën e kaluar është shembull për mënyrën se si kibernetika, gjeopolitika mund të ndikojë në qeveritë e çdo shteti.

Josephine Teo: Është si shtëpi. Mendon se i ke mbyllur dyert, dritaret, por sot kriminelët kibernetikë janë më të sofistikuar se kurrë, ata kanë hyrë në shtëpinë tuaj pa e ditur fare ju. Singapori ka pasur krizën e vet në vitin 2018 ku të dhënat tona të kujdesit shëndetësor u vodhën nga kriminelët e krimit kibernetik. Nëse vërejmë përgjatë këtyre 3 viteve, konstatimet tona janë se lloji i aksidenteve kibernetike është rritur në intensitet dhe sofistikim; është vërtetë një industri shumë fitimprurëse për kriminelët kibernetikë dhe kur ka kaq shumë para të përfshira duhet të presësh që taktikat e tyre të jenë gjithnjë e më të suksesshme. Kjo do të thotë që edhe mbrojtja jonë duhet të jetë në lartësinë e situatës.

Olyvind Eriksen: Rreziku më i madh sot duke patur parasysh 'Aker'-in që është kompania e dytë më e madhe prodhuese e naftës dhe gazit në Norvegji dhe që ka një rritje shumë të madhe të fitimeve, të prodhimit të energjisë dhe që operon në të gjitha industritë është se sulmuesit jo vetëm mund të mbyllin operacionet tona por mund t’i marrin nën kontroll dhe kjo mund të ketë pasoja shumë të mëdha të sigurisë, pasoja mjedisore dhe pasoja të stërmëdha financiare jo vetëm te kompania ime, port e partnerët, furnitorët dhe shoqëria në përgjithësi.

Robert Lee: Në vitin 2018 pati një sulm në një uzinë petrokimike në Arabinë Saudite ku përpjekja për të vrarë njerëzit duke shënjestruar sistemet e sigurisë së uzinës. Pra nuk sulmohen thjesht të dhënat, por jeta njerëzore. Më parë kishim sulme në sisteme heterogjene të cilat ishin krijuar në mënyrë të posaçme. Pra i krijuar posaçërisht për atë uzinë në Arabinë Saudite. Ndërtohet një sistem për të sulmuar një nënstacion elektrik të veçantë. Por vitin e fundit pamë që se u bë një përshkallëzim. Ishte një program që më vonë u quajt ‘pipe dream’, që mund të ndikonte në çdo lloj industrie. Një aktor shtetëror që sulmon një tjetër aktor shtetëtor ka ndërtuar një armë që mund të përdoret kundrejt kujtdo tjetër.

Ndërsa kreu i qeverisë tha se Shqipëria ia doli t’i bënte ballë sulmit duke pasur parasysh që qëllimi i keqbërësve ishte shkatërrimi i shërbimeve dixhitale të Shqipërisë. Rama bëri edhe një krahasim duke thënë se nëse krimi kibernetik do ishte shtet, do të ishte ekonomia e tretë më e madhe e botës.

“Ne ia dolëm që për 6-7 vitet e fundit të ishim një vend me 95% të shërbimeve të veta publike tërësisht në internet. Nuk ka më nevojë që të kontaktosh zyrat, burokracinë e kështu me radhë. Kjo na ka ndihmuar shumë dhe po e zhvillojmë çdo ditë. Në të njëjtën kohë na ka ekspozuar shumë. Vitin e kaluar u sulmuam nga Irani në mënyrë të rëndë. Sigurisht bëmë më shumë vëmendjen në çdo hap, një hetim të tërësishëm të ndihmuar nga Microsoft, ekipi i FBI dhe ekspertë të tjerë para se të dilnim me këtë akuzë të bazuar në fakte, dhe ende jemi të sulmuar, praktikisht ditë pas dite. Bekimi i teknologjisë na ktheu të shohim anën tjetër që është mallkimi i teknologjisë. Edhe pse nuk kemi një siguri kibernetike të fjalës së fundit, arritëm që të shmangnim zhdukjen tërësore të sistemeve që kishim dhe praktikisht shmangëm humbjen e të dhënave, çka ishte synimi i sulmit. Nëse krimi kibernetik do ishte shtet, do të ishte ekonomia e tretë më e madhe e botës pas SHBA dhe Kinës”, tha Rama.

Shqipëria ra pre e sulmeve kibernetike nga Irani në një kohë të shkurtër brenda pak muajve! Sulmi i parë kibernetik ndodhi në mes të muajit korrik të këtij viti, ku u sulmuan portalet shtetërore të shërbimeve online, të cilat nuk funksionuan për 4 ditë. Si rezultat i hetimeve që u bë nga ekspertët shqiptar, por edhe nga vendet aleate, u dol në përfundimin se ishte Irani që financoi sulmin. Ndërsa më 10 shtator, u sulmua sistemi TIMS. Ky sulm ‘paralizoi’ për disa orë pikat e kalimit kufitar të të gjithë vendit, në Rinas, Kakavijë, e Kapshticë, ku policia hapi regjistrat duke punuar manualisht. 

Komento

Komente

  • mela: 18/01/2023 14:05

    bashkepunimi me aleatet do na beje me te forte perballe sulmeve

    Përgjigju
  • Aldi: 18/01/2023 13:04

    Me sigurin qe kemi neper rrjete nuk pati mundesi te na ndodhte asgje

    Përgjigju
  • titi: 18/01/2023 13:03

    shume mire i ka thene

    Përgjigju
  • iliri: 18/01/2023 12:42

    je kampion vazhdo lufto per kete vend

    Përgjigju
    • bizelja: 18/01/2023 13:11

      sufllaqen, me qepe ap pa qepe sot?

  • Dhendri i Besnik Bekteshit: 18/01/2023 11:09

    I marsh te keqen Nard Ndokes!

    Përgjigju
  • SKada: 18/01/2023 11:04

    Infrastruktura dixhitale e centralizuar eshte pararendes i totalitarianizmit elektronik. Imagjinoni sikur Enveri, ne kohen e tij, te kishte pasur akses ne teknologjite e tanishme. Do ishim akoma nen diktature dhe te izoluar, dhe pa shpresen me te vogel per te ngritur koken. Kjo eshte cfare pret gjithe boten nese planet e globalisteve te Davos-it vazhdojne te pakundershtuara. Do na japin pranga elektronike dhe do vendosim vete, do i mbajme me qejf, sepse jane aq komode dhe na lehtesojne. Po i njejti sistem komoditeti, do te kthehet ne burg te paprekshem. Kur ta kuptojme qe jemi kthyer ne skllever, do jete krejtesisht e pamundur te kundershtojme.

    Përgjigju
  • pikur: 18/01/2023 10:16

    cdo atje ti o fukara, apo ke shkuar te baballaret se ata te vune ne pushtet qe te rrenjosesh akoma me keq popullin shqiptar edhe pasurite tja japesh Klaus Schwab

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?