Presidenti i SHBA, Donald Trump

Bota

Lufta në Ukrainë/ Trump pret sot dhe nesër liderët evropianë! Synohet qëndrim i unifikuar ndaj Rusisë

8 Shtator, 08:05| Përditesimi: 8 Shtator, 11:59

  • Share

Disa udhëheqës evropianë do të priten nga Donald Trump sot dhe nesër për të diskutuar mënyrat për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë. Vetë presidenti amerikan e deklaroi këtë, duke shtuar se do të flasë "së shpejti" edhe me Vladimir Putin.

"Disa udhëheqës evropianë do të vijnë individualisht në vendin tonë të hënën ose të martën", tha Trump gjatë natës, megjithëse, siç vëren BBC, nuk është e qartë se kujt i referohej.

Dje, Trump njoftoi se administrata e tij është gati të kalojë në një fazë të dytë të sanksioneve kundër Moskës, një deklaratë që Volodymyr Zelensky e quajti "ideja e duhur". Presidenti ukrainas i kërkoi kombeve evropiane të ndalojnë blerjen e energjisë ruse dhe gjithashtu përshëndeti planet e Shtëpisë së Bardhë për të vendosur tarifa dytësore për vendet që tregtojnë me Rusinë.

"Mendoj se ideja e vendosjes së tarifave për vendet që vazhdojnë të bëjnë biznes me Rusinë është e duhura", tha ai.

 

Ora 11:14
Rusia godet termocentralin e Tripilskës, ndërprerje e energjisë në Kiev

Termocentrali i Tripilskës në rajonin e Kievit thuhet se u godit nga një sulm rus që shkaktoi ndërprerje masive të energjisë elektrike në qytet dhe në zonën e kryeqytetit. Sergei Lebedev, koordinator i rezistencës pro-ruse në Nikolaev, i tha RIA Novosti. Termocentrali i Tripilskës është më i fuqishmi në rajonin e Kievit. I vënë në punë në vitin 1969, ai ndodhet në brigjet e lumit Dnipro, 13 kilometra nga kryeqyteti. Sipas agjencisë ruse, ai gjeneron afërsisht 57% të të gjithë energjisë së konsumuar nga bizneset në rajon dhe është furnizuesi kryesor i energjisë elektrike për rajonet Cherkasy dhe Zhytomyr.

Xh.D/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Viti i ri shkollor, sa i sigurt iu duket ambienti për fëmijën tuaj?