Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky i bëri thirrje SHBA që të sanksionojë Moskën, duke e akuzuar se nuk po ndjek një paqe të vërtetë pas sulmeve me dronë që shkaktuan dëme në disa vende, veçanërisht në Kryvyi Rih dhe Sumy.
“Nisja e sulmeve të tilla në shkallë të gjerë pas negociatave të armëpushimit është një sinjal i qartë për të gjithë botën se Moska nuk do të ndjekë paqen e vërtetë”, tha Zelensky.
Kjo kërkesë vjen në një kohë kur Shtetet e Bashkuara njoftuan se ishin dakordësuar me Ukrainën dhe Rusinë për t’i dhënë fund sulmeve në Detin e Zi dhe kundër objektivave energjetike të njëri-tjetrit, megjithëse nuk dihet ende se kur hyjnë në fuqi marrëveshjet.
Zelensky tha se marrëveshjet hynë në fuqi menjëherë, por nga ana tjetër Kremlini deklaroi se nuk do të zbatohen nëse disa banka ruse nuk lidhen me sistemin financiar ndërkombëtar.
Komente
