Kjo është vetëm një pjesë e videos që ka sekuestruar prokuroria e Pogradecit, që tregon plotësisht momentin kur grupi i Ilir Berberit apo “Lirit të Rushkës”, i bën bllokadë para gjykatës dëshmitarit Jetmir Muçllarit.
Ndërsa në foton më poshtë është Ilir Berberi, me disa nga pjesëtarët e grupit të tij, teksa qëndron përballë Jetmir Muçllarit dhe nuk e lejon këtë të fundit të hyrë në gjykatë.
Ilir Berberi
Muçllari, në 10 shkurt 2020 ishte ftuar nga gjykata e Pogradecit për të dëshmuar në procesin gjyqësor kundër Mariglen Topuzit të akuzuar për “Shkatërrim të pronës me zjarr”. Por teksa, Jetmir Muçllari alias “Çekiçi” ka shkuar për të dëshmuar, në hyrjen e godinës së gjykatës ai është ndeshur me një situatë të paprecedentë. Kjo pasi, Ilir Berberi ose “Liri i Rushkës”, Meard Berberi (Korua), Firdeues Berberi djali i Ilirit, Xhuljano Topuzi dhe anëtarë të tjerë të grupit të Pogradecit, kishin bërë bllokadë në derë të gjykatës, duke mos lejuar dëshmitarin të jepte dëshminë e tij, në procesin gjyqësor kundër anëtarit të grupit të tyre, Mariglen Topuzi.
Mësohet se në këtë grup personash ishte dhe Anterio Kaloshi, shoku i Orgest Bilbilit, i akuzuar për dy vrasje në qytetin e Lushnjës. Në pamjet filmike të siguruara nga “Shqiptarja.com”, dallohet qartë grupi i personave që ka zënë derën e gjykatës së Pogradecit, duke mos lejuar Jetmir Muçllarin alias Çekiçin, që të hyjë dhe të dëshmojë. Biznesmeni Muçllari, shfaqet në video me xhupin portokalli, ndërkohë që prezent janë dhe punonjësit e policisë. Një person dallohet qartë që i del përpara Jetmir Muçllarit, duke i folur disa fjalë, që sipas biznesmenit Muçllari i ka pohuar “…nëse nuk tërhiqesh nga dëshmia, do të vrasim ty dhe djalin tënd…”.
Ndërkohë, që gjykata thërriste emrin e Jetmir Muçllarit, për të hyrë në sallën e gjyqit dhe dëshmuar, grupi me në krye Ilir Berberin, kishin zënë hyrjen e gjykatës dhe nuk lejonte të futej në gjyq dëshmitari Jetmir Muçllari. Për shkak të mosprezencës në sallën e gjyqit të dëshmitarit dhe zhurmave të krijuara, ka dalë jashtë për të parë situatën prokurori Erjon Pustina si dhe një grua tjetër, punonjëse e gjykatës, dy punonjës policie me uniform dhe përsëri personat që ndodheshin aty së bashku me Ilir Berberin, nuk e kanë lejuar të hyjë në sallën e gjyqit, duke bërë bllokadë dhe kërcënuar se do e vrisnin atë dhe djalin e tij, nëse do dëshmonte në gjyqin kundër Mariglen Topuzit. Situata ka dalë jashtë kontrollit, duke shkuar deri aty sa grupi i përbërë nga më shumë se 6 vetë, ka kundërshtuar punonjësit e policisë, kundërshtuar prokurorin Erjon Pustina dhe ka kanosur me jetë dëshmitarin Jetmir Muçllari.
Pas shumë peripecive dëshmitari Jetmir Muçllari, ka mundur të hyjë në sallën e gjyqit, por nuk ka dëshmuar për shkak të tronditjes psikologjike që kishte pësuar dhe nuk është ndjerë mirë nga ana shëndetësore. Momentalisht, Ilir Berberi, Meardi Berberi, Firdeus Berberi dhe Xhuljano Topuzi, janë marrë të pandehur për këtë çështje duke u akuzuar për veprën penale të “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik” e kryer në bashkëpunim, “Kundërshtimit të punonjësit që kryen një detyrë shtetërore apo shërbim publik” e kryer në bashkëpunim dhe “Kanosjes për të mos dëshmuar” e kryer në bashkëpunim. Për këtë ngjarje gjykata e Pogradecit, ka caktuar masën e "arrestit në burg" për Xhuljano Topuzin dhe "arrest shtëpie" për Firdeus Berberin. Ndërsa janë lënë të lirë Meard Berberi dhe Ilir Berberi.
Por 7 muaj nga kjo ngjarje dhe dy muaj pas daljes nga burgu i Mariglen Topuzit, ka dyshime të forta se këta persona, kanë goditur me 85 plumb kallashnikovi, në datën 1 gusht dhe 8 gusht 2020 hotel “Voloreka” në Drilon, që është në pronësi të Jetmir Muçllarit.
Faj ka vetem Shteti pa keta Fekalet jane v...k
PërgjigjuFajin me te madh e ka policia. Ai polic palaco ne vend te ndaloje Lilin shkon e shtyn prapa J.M Dhe nje polic tjeter qe eshte atje ben sikur shikon tel. Kurse kamerat e gjykates jane quality VK. dhe duhet shum kohe e nuk zbulohet asgje.
PërgjigjuLili i Rroçkes ben trimin me te lodhmit e poradecit. Hajde lilke se sallatori te pret. Do thush cdeshe qe me bone o ruzhdie
Përgjigjumos e kruj me Rushken... ka qene zonje 'mesimore' per shume meshkuj me epsh... Zonje Grua per Sevapet
Sekseri partiak i rradhes pasi u fry u fry do cfryhet brenda 10-15 vjet. Krimineli i vertet eshte shteti policia kalbur. Ik pengo deshmitarin te dera gjykates ne ndonje vend ku ka shtet te pushkatojn te dera gjykates.
PërgjigjuHa ha ha ha mortja qe s'iu ha.Po ky maximumi si roje shkolle duket ju ben zap dhe ky miu o pogradecare te mbaruar.shkoni mbytuni se e keni dhe liqenin tamam per ate pune.
PërgjigjuKush jane personat prapa Lilit te rushkes?
PërgjigjuORE PO KY LILI I RUSHKES QENKA I LODHUR SI NJERI. SI KA MUNDESI QE QENKA I FORTI I POGRADECIT. SKA TJERE POGRADECI KSHU ,QE BEN LIGJIN KY I LODHMI. NA E BET SIKUR ME QENE SHULLAZZI PO ME KTE LAJMIN E KTIJ