Izraeli njofton mbylljen e shërbimeve edhe në Ambasadën izraelite në Tiranë. Shkak janë bërë ngjarjet e fundit në Lindjen e Mesme, ku Tel Avivi bombardoi Iranin me raketa.
Ditën e sotme, Ambasada njoftoi mbylljen edhe të shërbimeve konsullore, në kuadër të zhvillimeve të fundit. Kjo masë është marë për të gjitha ambasadat dhe shërbimet konsullore izraelite në të gjithë botën.
“Në dritën e zhvillimeve të fundit, misionet izraelite në të gjithë botën do të mbyllen dhe shërbimet konsullore nuk do të ofrohen. Një formular online është i disponueshëm për izraelitët jashtë vendit, për të raportuar vendndodhjen dhe statusin e tyre aktual. Ju lutemi plotësojeni atë për të ndihmuar Ministrinë e Punëve të Jashtme të qëndrojë e përditësuar”, thuhet në njoftimin e selisë diplomatike.
Ndërsa për rastet e emergjencave jepet sugjerimi i kontaktit dhe që të verifikohen rekomandimet apo udhëzimet përkatëse.
“Në rast emergjence ose fatkeqësie, kontaktoni menjëherë Dhomën e Situatave të Ministrisë. Kontrolloni rekomandimet e Këshillit të Sigurisë Kombëtare për vendin ku ndodheni aktualisht, si dhe udhëzimet e përgjithshme të sigurisë për izraelitët jashtë vendit”, vijon ky njoftim.
Njoftimi i Ambasadës së Izraelit
Komente
