Sulmet ndaj SPAK, Meçe: Të isha prokuror Metës do t’i kisha vënë prangat! Avokati: Tritolin ndaj gjyqtarit ta shohim me sy pozitiv, tregon se drejtësia po funksionon

29 Prill, 18:27| Përditesimi: 30 Prill, 07:43

  • Share

Sulmet e ashpra të Ilir Metës në drejtim të drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, janë vepër penale dhe duhet të dënohen. Analisti Arben Meçe, i ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv tha se të ishte prokuror do t’i kishte vendosur prangat Ilir Metës për sulmet ndaj drejtësisë.

‘Deri më sot nuk kam dëgjuar nga Edi Rama që ti kundërvihet mekanizmit. Lavirja e bulevardit është qëndrim publik. Të ishte për mua i kisha vënë prangat Ilir Metës. Intimidimi i institucioneve shtetërore është vepër penale dhe megjithatë ai belbëzonte. Jemi kundër veprimeve të SPAK.’- tha Meçe.

Duke u ndalur tek sulmi me tritol ndaj gjyqtarit Tonin Stërkaj në Shkodër, avokati Alban Duraj tha se duhet ta shohim edhe me një sy pozitiv, kjo pasi po tregon se drejtësia po funksionon.

‘Është rast i paprecedent për të ardhur keq. Duhet të solidarizohemi dhe të japim mbështetjen maksimale. Është një ngjarje mjaft e rëndë. Duhet ta shohim me një sy mjaft pozitiv, pasi për të parën herë kemi një rast që gjyqtari të sulmohet. Kjo tregon se drejtësia po funksionon, kur kemi kështu përplasjesh tregon se po funksionon sistemi. Kur nuk e korruptojnë dot... fillojnë me këtë mënyra. Besoj se më parë ka pasur edhe presion gjyqtari. Duhet të kenë një mbrojtje maksimale. Kemi pasur kërcënime edhe për prokuroren e SPAK. Ne duhet t’i japim mbështetje këtyre prokurorëve dhe gjyqtarëve.’- tha Duraj për gazetarin Arbër Hitaj.

Nga ana tjetër Meçe bëri thirrje që autorët e këtij sulmi të rëndë të gjenden.

‘Të gjenden autorët e këtij krimi të rëndë. Ekziston perceptimi se kjo nuk është ngjarje që mund të ndikojë për të vënë në lëvizje agjentura që tentojnë të destabilizojnë vendin. Mobilizimi më i madh i shtetit është një gjenden autorët. Tani lidhet me krimin e organizuar.’- tha Meçe.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?