Sulmet ndaj SPAK, Silva Caka: Kur u arrestua Berisha, pse të duket habi t’i ndodhë dhe Metës? Duan të zhdukin opozitën

18 Prill, 21:26| Përditesimi: 19 Prill, 10:17

  • Share

Ilir Meta i ka intensifikuar sulmet ndaj Altin Dumanit duke mos fshehur as shqetësimin se SPAK do ta fusë në burg ndërsa përmendi edhe sekuestrime florinjsh e pasurish të tij.

E ftuar në “Frontline” në Report Tv Silva Caka drejtuese e marrëdhënieve me publikun në PL nuk e quajti paranojë të Metës frikën e arrestimit nga SPAK, por skenar të ngjashëm me atë të Sali Berishës që ndodhet në arrest shtëpie për aferën Partizani. Ajo la të kuptohej se edhe Meta mund të ketë fatin e Berishës, që sipas saj është i arresruar politik për të dëmtuar opozitën.

"Deri tani nuk kemi asnjë lloj paranoje të Metës as për akuzë as për pretenca.  Arrestimi i Berishës proces politik, pse të duket habi që të ndodhë ose të tentohet t’i bëhet edhe Metës.  A është thirrur gruaja e Beqjas ndonjëherë për tu pyetur?  Mos të duket e habitshme që ne e kemi thënë se tentativa më e madhe është për të minimizuar dhe zhdukur opozitën në këtë vend", iu përgjigj Caka pyetjes së Marsela Karapanços.

 E pyetur nëse është dakord me gjuhën e Metës ndaj SPAK, anëtarja e kryesisë së PL Kejdi Mehmetaj tha se "edhe Rama përdor fjalor të rëndë".

"Unë nuk intimidohem nga gjuha që përdoret në Shqipëri nga politika se kam parë e dëgjuar edhe më keq. Kam parë kryeministrin e vendit që ti thonë popullit juve nuk ju.... Të paktën Meta i drejtohet dikujt që i është besuar për të bërë punën. Kur i jam bashkuar PL e kam njohur se çfarë politikani është Meta", shtoi Mehmetaj.

Para se të shpërthente me akuza ndaj SPAK dhe sistemit të drejtësisë Meta foli edhe për revolucion kundër "xhimkave" në parti. Por si duket as ata që i quan besnikë nuk e mbështesin Metën në këto akuza për ata që deri dje ishin të besuarit e Monika Kryemadhit.

"Unë nuk dua të flas fare për tradhtarë sepse nuk e shikoj me këtë sy. Ndoshta jo me këto terma", deklaroi anëtarja e Kryesisë së PL-së.

Ora 22:48
Meta flet për tradhtarë brenda PL-së, Kejdi Mehmetaj: S’jam dakord për këto terma

 

Prej ditësh Ilir Meta ka nisur spastrimet në parti, nga paranoja se e kanë tradhtuar. Anëtarja e Kryesisë së Partisë së Lirisë Kejdi Mehmetaj e ftuar në “Frontline” në Report Tv u shpreh kundër këtij artikulimi të Metës, por nga ana tjetër tha se ai mund të ketë më shumë informacione nisur nga pozicioni që ka.

“Meta ka folur vetë për këtë situatë. Unë s'dua të flas fare për tradhtarë sepse nuk e shikoj me këtë sy. Ndoshta as me këto terma. Megjithatë mendoj se Meta ka informacione më të detajuara sesa unë për sa kohë u është drejtuar dhe organeve përkatëse. Analizat që duhet të bëhet për partitë politike duhet të jenë analiza më të thella për mënyrën si duhet të funksionojnë partitë”, tha Mehmetaj.

Ora 22:27
Gazetari Bregu: Hetimet për aferën CEZ-DIA drejt përfundimit! Pritet përgjigje nga SPAK

 

Hetimet për aferën Cez-Dia e rihapur në vitin 2019, pas një denoncimi të juristit të Operatorit të Shpërndarjes Romeo Kara janë drejt përfundimit. Kështu tha në “Frontline” në Report Tv gazetari Sokol Bregu.

“Cez Dia në përfundim. Kallëzimet të shpeshta ka pasur disa herë derisa përfundoi në SPAK në 2019. Deri tani s’ka një çështje të të marrit të pandehur të zotit Meta. Përfundimi i hetimeve po afrohet dhe pritet një përgjigje nga SPAK se çfarë do bëjë me këtë dosje. Thirrja e vjehrrës së tij ishte dëshmitarja e fundit. Ajo ishte e fundit që do merrej në pyetje dhe krijoi dhe atë kontraditë e zotit Meta me kreun e SPAK. Zonja kryemadhi ka proces më vete Meta ka proces më vete. Kallëzimet në SPAK kanë ardhur nga persona të ndryshëm. Edhe akuzat janë të ndryshme. Me akuzat e tij ndaj zoti Meta do ta intimidojë”, shtoi ai.

Ora 21:35
Sulmet e Metës ndaj Dumanit, Kejdi Mehmetaj: Nuk e shoh të shqetësuar për fatin e tij personal! Rihapja e CEZ-DIA për ta presionuar

Pavarësisht se sulmet e Ilir Metës ndaj kreut të SPAK Altin Dumani kanë alarmuar dhe ndërkombëtarët, anëtarja e kryesisë së Partisë së Lirisë Kejdi Mehmetaj i quan akuzat e rënda retorikë politike. E ftuar në “Frontline” në Report Tv Mehmetaj tha se nuk e sheh Metën të shqetësuar për fatin e tij pavarësisht se ai ka intensifikuar sulmet.

“Duke njohur Metën si politikan në këtë rast nuk është çështje sulmi, por retorike politike. Meta e bën  të ashpër kur gjykon se ka vend për të përçuar ashpërsi. Unë nuk e shoh Metën të shqetësuar, në kuptimin personal. Nuk e shoh për të shqetësuar për fatin e tij personal. E shoh të shqetësuar për SPAK.

Sipas saj rihapja e hetimeve për aferën CEZ-DIA u bë për ta presionuar Metën.

“Rihapja e CEZ-DIA, në 2019 kur meta ishte duke bërë një betejë të rëndësishme e mbrojtjes së kushtetutës, çështja është hapur për ta presionuar. Edhe Meta po të dojë të bëjë kompromise mund ti bëjë por ai zgjedh të bëjë betejë ballore jo për hise personale. Politikanë të këtij kalibri nuk shqetësohet shumë se çfarë ndodh me ta por mesazhet që japin”, shtoi ajo.

B.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • sapa: 19/04/2024 06:45

    Duhet te ndertohen burgje ne shqiperi sepse mungojne.Jane me mijera e mijera te korruptuar qe kane vene pasuri me parate e shqiptareve prej 34 vitesh keshtu qe duhen te futen te gjithe ne burg pa perjashtim.Dhe ata qe justifikohen ose mbrojne te korruptuarit jane edhe vete te korruptur.

    Përgjigju
  • elis: 18/04/2024 22:09

    ca opozite thua moj zonje ky vend nuk ka as aopozite e as pozite ju jene te gjithe hajdute .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?