Benjamin Netanyahu
"Izraeli i zgjodhi objektivat paraprakisht, bazuar në interesat e tij kombëtare dhe jo bazuar në direktivat amerikane."
Kështu deklaroi zyra e kryeministrit izraelit, Benjamyn Netanyahu, duke komentuar thashethemet sipas të cilave Izraeli fillimisht kishte planifikuar të godiste objektet e naftës dhe gazit natyror të Iranit, por ndryshoi mendje që të fokusohej ekskluzivisht në objektet ushtarake iraniane, pas presionit nga Shtetet e Bashkuara.
Sipas zyrës së Netanyahut, këto aludime janë "krejtësisht të rreme".
Lajmi kryesor:
Izraeli sulmon Iranin/ Bombardime ndaj objektivave ushtarake! Teherani: Sulmi i shtetit hebre në bashkëpunim me SHBA
K.M/ReportTv.al