Lulzim Basha

Politikë

Sulmet në Sri Lanka, Basha: Akte monstruoze, kundër dinjitetit njerëzor dhe bashkëjetesës fetare

21 Prill 2019, 22:17| Përditesimi: 21 Prill 2019, 22:21

  • Share

Lideri demokrat Lulzim Basha ka reaguar lidhur me sulmet terroriste të ndodhura në Sri Lanka ku kanë mbetur të vdekur më shumë se 200 persona dhe janë plagosur rreth 400 të tjerë. Ai dënon ashpërisht sulmet terroriste që morën qindra jetë të pafajshme.

“Dënoj ashpërsisht sulmet terroriste në #SriLanka që morën qindra jetë të pafajshme. Lutjet dhe mendimet e mija shkojnë tek viktimat dhe të lënduarit nga këto akte monstruoze urrejtje kundër lirisë dhe dinjitetit njerëzor, harmonisë dhe bashkëjetesës fetare”, shkruan Basha.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?