Një shtëpi e djegur pas sulmit

Bota

Rusia vijon sulmet në Ukrainë, 8 të vrarë dhe 18 të plagosur gjatë orëve të fundit

14 Gusht, 11:18| Përditesimi: 14 Gusht, 12:11

  • Share

Sulmet ruse kanë vrarë të paktën tetë persona dhe kanë plagosur të paktën 18 të tjerë, përfshirë fëmijë, në disa rajone të Ukrainës gjatë 24 orëve të fundit, raportuan autoritetet lokale.

Rusia lëshoi 45 dronë të tipit Shahed dhe mjete të tjera ajrore pa pilot (UAV), si dhe dy raketa S-300/400 gjatë natës, thanë Forcat Ajrore të Ukrainës. 

Në provincën Kherson, 4 persona u vranë dhe 6 u plagosën në sulmet me dronë dhe artileri në zonat e banimit, tha guvernatori Oleksandr Prokudin. Në rajonin e Donetskut, tre civilë u vranë dhe tre u plagosën në sulmet në Kostiantynivka, Pokrovsk dhe Rodynske, tha guvernatori Vadym Filashkin. 

Në Kharkiv, një person u vra dhe një tjetër u plagos në bombardimet dhe sulmet me dronë në gjashtë vendbanime. Në rajonin e Sumy, disa komunitete iu nënshtruan bombardimeve të rënda dhe sulmeve me dronë. Të paktën shtatë persona u plagosën, përfshirë një djalë 7 vjeçar.

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e zgjidh emergjencën e zjarreve në Shqipëri blerja e avionëve zjarrfikës?