Sulmet terroriste në Francë dhe Austri/ Shqipëria rrit nivelin e sigurisë! Antiterrori zbret në terren, nën monitorim 30 persona 'me prirje ekstremiste'

3 Nëntor 2020, 09:26| Përditesimi: 3 Nëntor 2020, 20:56

  • Share

TIRANË- Patrullime të shtuara të policisë, agjentë civilë të antiterrorit si dhe monitorim i afro 30 personave me prirje ekstremiste është alarmi portokalli i uniformave blu në shqipëri pas sulmeve terroriste që kanë goditur europën me viktima në Francë dhe Austri.

ReportTv sjell pamjet e një vëzhgimi në rrugën e selive diplomatike në tiranë ku janë shtuar patrullimet ndërsa ambasada e austrisë në tiranë ka ulur në gjysëm shtizë flamurin e saj në përkujtim të viktimave të mbrëmjes së djeshme. Këto masa do të jenë përgjatë të gjithë javëve deri në festat e fundvitit bëjnë me dije burime për ReportTv, teksa shtim të kontrolleve do të ketë edhe në aeroporte, porte e pika kufitare.

Ndërsa në sitë janë edhe sheshet publike me prani të madhe njerzish si dhe objektet e rëndësisë së veçantë përfshi ambasadat dhe rezidencat diplomatike në vend. Masa të shtuara sigurie janë vendosur edhe në kampin e muxhahedinëve në Manza aty ku prej vitesh tashmë jetojnë Sirianët e opozitës në ekzil.

Vetëm përgjatë 72 orëve të fundit janë ndaluar disa persona të cilët pas verifikimeve kanë rezultuar të pastër pa probleme, por kanë kryer sjellie të dyshimta pranë selive diplomatike në vend.

Një vëmëndje e shtuar i është dhënë edhe shkëmbimit të informacionit në kohë reale me shërbimet sekrete partenrët e policisë shqiptare për të verifikuar çdo person që ka përdorur shqipërinë për t'u fshehur apo tranzit teksa është i kërkuar për veprime që nxisin urrejtien apo akte terroriste.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ore ca po thua: 04/11/2020 20:26

    O Mendia medet. Pse si beni jehone, policeve qe ndryhene dhe ishin me origjine Shqipetare, po I Beni jehone terrorristit. Ku eshte llogjika juaj,dhe aq me teper politika nga vendit tuaj( se cdo media ka politiken e saj nga vendin tu punon)

    Përgjigju
  • Edin: 04/11/2020 10:35

    Mos eca koken se sbi ŕrufeja ne hale

    Përgjigju
  • Lexues: 03/11/2020 15:19

    Po deri tani o nene moj "antiterrori" ishte ne zyre???

    Përgjigju
  • Alb: 03/11/2020 11:59

    Hahaha mos keni marak se ne shqiptaret vrasim njeri tjetrin, Smerret kush me ne

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?