Foto:Radoslaw Sikorski
Ministri i Jashtëm i Polonisë, Radoslaw Sikorski, deklaroi të hënën se shpreson që presidenti amerikan Donald Trump dhe administrata e tij të kuptojnë se presidenti rus Vladimir Putin po tallet me përpjekjet e tyre për paqe. Kjo deklaratë vjen pas një sulmi vdekjeprurës me raketa nga Rusia në qytetin ukrainas Sumy.
“Ukraina ra dakord pa kushte për një armëpushim mbi një muaj më parë. Sulmet e neveritshme ndaj Kryvyi Rih dhe Sumy janë përgjigja tallëse e Rusisë,” tha Sikorski, pas mbërritjes në takimin e ministrave të Jashtëm të BE-së në Luksemburg.
Ai shtoi se shpreson që SHBA të ndërmarrë vendimet e duhura në përgjigje të kësaj sjelljeje të Moskës.
Më herët, Trump reagoi për sulmin duke thënë:
"Unë mendoj se ishte e tmerrshme. Dhe më thanë se ata bënë një gabim”, u tha Trump gazetarëve.
Lajmi kryesor:
Bombardimet në Ukrainë/ Trump justifikon Rusinë: E tmerrshme, por më thanë se ishte gabim! Zelensky thirrje presidentit amerikan: Ejani shihni shkatërrimin që na kanë bërë! Von der Leyen: Masa më të forta ndaj tyre
Xh.D/Xh.K/ReportTv.al