Donald Trump

Bota

Sulmet vdekjeprurëse ruse në Kiev, Trump i drejtohet prerazi liderit të Kremlinit: Vladimir, STOP!

24 Prill, 17:10| Përditesimi: 24 Prill, 17:49

  • Share

Presidenti amerikan Donald Trump i është drejtuar prerazi presidentit rus Vladimir Putin, pas sulmeve të fundit vdekjeprurëse të ushtrisë ruse ndaj Kievit.

Në një postim në platformën e tij Truth Social, pak para orës 08:30 të mëngjesit me orën lokale në Uashington, Trump dënoi ashpër dhunën në kryeqytetin ukrainas.

“Vladimir, NDALO! 5000 ushtarë po vdesin çdo javë. Le të arrijmë Marrëveshjen e Paqes”, shkroi ai.

Ky mesazh i prerë vjen vetëm pak orë pasi Trump kritikoi presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, duke u shprehur se ai kishte dy zgjedhje: “ose të bëjë paqe, ose të vazhdojë luftën edhe për tre vjet të tjera përpara se ta humbasë të gjithë vendin”. Ai e cilësoi Zelenskyn si “njeri pa letra për të luajtur”.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni tonet e përdorura deri më tani në fushatën e 11 majit?