Mirlind Daku

Sulmi bën Sylvinhon me 'dhimbje koke', skualifikohet Mirlind Daku

15 Tetor, 16:18| Përditesimi: 15 Tetor, 16:21

  • Share

Kombëtarja e futbollit fitoi të hënën 0-1 në Tbilisi kundër Gjeorgjisë për Grupin B1 të Ligës së Kombeve. Tri pikët nuk janë pa dhimbje për kuqezinjtë, që kanë humbur Mirlind Dakun për ndeshjen e radhës.

Shqipëria e futbollit luan më 16 nëntor në Tiranë kundër Çekisë po për Ligën e Kombeve dhe Sylvinho nuk do ketë të gatshëm Dakun. Në fitoren e fundit sulmuesi gjilanas u fut në fushë në minutën e 66-të në vend të Tucit dhe vetëm 11 minuta më vonë u ndëshkua me të verdhë.

Tanimë Daku ka dy kartona në këto ndeshje të grupeve dhe do jetë jashtë për përballjen me Çekinë. Trajneri do duhet të gjejë zgjidhje pasi me Brojën dhe Manajn të dëmtuar e Dakun të pezulluar, shpresat duket se do jenë sërish te Indrit Tuci.

Daku duket se do jetë pjesë e grupit dhe mund të jetë gati për në datën 19 nëntor, kur Kombëtarja luan ndeshjen e fundit në Ligën e Kombeve po në Tiranë, këtë herë kundër Ukrainës.

Faximile nga UEFA

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?