Mounir al-Motassadeq

Bota

Sulmi i 11 shtatorit, Gjermania deporton bashkëpunëtorin drejt origjinës

17 Tetor 2018, 02:31| Përditesimi: 17 Tetor 2018, 02:36

  • Share

Gjermania ka deportuar një bashkëpunëtor të komplotistëve që kryen sulmet terroriste në Shtetet e Bashkuara në 11 shtator të vitit 2001, drejt vendin të tij të origjinës, Marok.

Sipas zyrtarëve gjermanë kanë bërë të ditur se të hënën në mbrëmje Mounir al-Motassadeq u nis prej aeroportit të Frankfurtit nën masa të rrepta sigurie.

Mirëpo Al-Motassadeq u lirua pak përpara përfundimin të dënimit të tij prej 15 vitesh, me kushtin që ai të pranonte të deportohej në Marok.

Ai është personi i parë i dënuar jashtë Shteteve të Bashkuara në lidhje me sulmet e 11 shtatorit që vranë rreth 3 mijë vetë.

Veçse Al-Motassadeq e ka mohuar përfshirjen në komplotin e 11 shtatorit, por ka pranuar se kishte miqësi me ata që kryen sulmin.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?