Sulmi në spitalin Nasser

Bota

U vranë civilë dhe gazetarë, OKB kërkon hetim për sulmin e dyfishtë në spitalin e Gazës: Duhet të ketë drejtësi, s’kemi parë ende masa llogaridhënieje

27 Gusht, 08:50| Përditesimi: 27 Gusht, 08:57

  • Share

OKB ka kërkuar drejtësi pas sulmit të dyfishtë të Izraelit në spitalin Nasser në Gaza, ku u vranë të paktën 20 persona, mes të cilëve 5 gazetarë e 4 punonjës shëndetësore. Zëdhënësi i zyrës së të Drejtave të Njeriut të OKB-së, Thameen al-Kheetan e cilësoi sulmin si të papranueshëm, duke kërkuar hetim të menjëhershëm. 

"Kjo është një tronditje dhe e papranueshme. Kjo ngre shumë, shumë pyetje në lidhje me shënjestrimin e gazetarëve dhe të gjitha këto incidente duhet të hetohen absolutisht dhe ata që janë përgjegjës duhet të mbahen përgjegjës.", tha të martën Thameen al-Kheetan. 

Duke folur për hetimet e kaluara izraelite për vdekjet në Gaza, ai shtoi: "Këto hetime duhet të japin rezultate. Duhet të ketë drejtësi. Ende nuk kemi parë rezultate apo masa llogaridhënieje."

IDF e justifikoi sulmin duke thënë se kishte identifikuar një kamera të Hamasit të pozicionuar në zonën e spitalit, të cilën e përdorte "për të vëzhguar aktivitetin e trupave të IDF".

"Trupat vepruan për të larguar kërcënimin duke goditur dhe çmontuar kamerën", thuhej në deklaratë, duke shtuar se 6 nga të vrarët ishin terroristë.

Izraeli ka shënjestruar vazhdimisht spitalet në Gaza gjatë gjithë luftës, pavarësisht mbrojtjeve që ato marrin nga e drejta ndërkombëtare, duke thënë se objektet mjekësore po përdoren nga Hamasi.

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Dakord: 27/08/2025 09:21

    Po pse hamas i ka dhënë llogari OKB-së për krimet që kreu në Izrael? Po për pengjet e pafajshme që mban akome prej 2 vitesh nën tokë a ka dhënë llogari?? Hipokritë të ndyrë!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Aksidentet e rënda rrugore, a duhen ashpërsuar dënimet në Kodin Penal?