'Janë orë të vështira këtu', ambasadorja e Shqipërisë në Izrael: Jemi në kontakt me shqiptarët për të garantuar sigurinë e tyre

8 Tetor 2023, 13:17| Përditesimi: 8 Tetor 2023, 13:31

  • Share

Pas sulmeve të Hamasit ndaj Izraelit, që la të vdekur qindra persona, ambasadorja e Shqipërisë në Izrael, Meri Kumbe ka bërë një njoftim për mediat, për të gjithë shqiptarët që jetojnë dhe punojnë atje.

Diplomatja Kumbe bën me dije se janë në kontakt me shtetasit shqiptar e se me porosi të Ministrit ka vëmendje maksimale për shtetasit shqiptarë, për punonjësit dhe familjarët e ambasadës si edhe për shtetasit nga Kosova, Mali i Zi apo Maqedonia e Veriut.

Kumbe thotë se janë orë të vështira për ta në Izrael, por në emër të qeverisë shqiptare garanton shtetasit shqiptarë dhe familjet e tyre, që nën drejtimin e Ministrisë së Jashtme dhe autoriteteve izraelite po ndiqen të gjitha procedurat për sigurinë e tyre, gjatë qëndrimit dhe largimit drejt Shqipërisë.

‘Unë jam Meri Kumbe, ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Izrael dhe aktualisht ndodhen në aeroportin e Tel Aviv. Prej 48 orësh, kam qenë në kontakt me Ministrin e Evropës  dhe Punët e Jashtme z. Hasani dhe përmes Ministrisë dhe stafit të ambasadës jemi në kontakt me shtetasit shqiptarë që jetojnë e punojnë në Izrael për t’i ndihmuar në largimin nga vendi.

Me porosi të Ministrit ka vëmendje maksimale për shtetasit tanë, për punonjësit dhe familjarët e ambasadës si edhe për shtetasit nga Kosova, Mali i Zi apo Maqedonia e Veriut.

Janë orë të vështira për ne këtu në Izrael, por në emër të qeverisë shqiptare garantoj shtetasit shqiptarë dhe familjet e tyre, që nën drejtimin e Ministrisë tonë të Jashtme dhe autoriteteve izraelite po ndiqen të gjitha procedurat për sigurinë e tyre, gjatë qëndrimit dhe largimit drejt Shqipërisë.’- njofton ambasadorja.

Më herët sot (8 tetor) Ministria e Jashtme e Shqipërisë ndau një njoftim të rëndësishëm për të gjithë shqiptarët që jetojnë, punojnë apo studiojnë në Izrael, ku prej dy ditësh vazhdojnë luftime mes Izraelit dhe grupit të Hamas.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?