Sulmi i Hamasit ndaj Izraelit, Kollçaku: Izraelitët s’e njihnin mirë kundërshtarin, lufta do të zgjasë! Bogdani: Ka dobësim të fuqive të mëdha

10 Tetor 2023, 17:33| Përditesimi: 10 Tetor 2023, 19:51

  • Share

Luftimet në Izrael dhe Rripin e Gazës vijojnë, ndërsa Hamasi ka marrë rreth 100 pengje dhe thotë se objektivi i tyre është shkëmbimi i të burgosurve me palestinezët e mbajtur në Izrael. Sakaq ushtria izraelite ka rrethuar Rripi i Gazës. Bardhyl Kollçaku, ish shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, i ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv u shpreh se izraelitët duket se nuk e njihnin mirë kundërshtarin. Për gazetarin Arbër Hitaj, Kollçaku u shpreh se militantët e Hamasit, mund të kenë 10 vite që përgatiten për një sulm të tillë. Sipas deputetit të PS-së, s’ka dritë në fund të tunelit e se lufta mund t zgjasë me vite.

‘Izraeli kërkon të marrë masa. Krahasohet nga analistët një ‘Perl Harber’ i dytë, ose një 11 shtator i dytë. Nga informacionet që kemi dhe nga analizat që bëjmë kjo quhet dështim i imagjinatës. Izraelitët duket se e njihnin veten e tyre shumë mirë, por nuk njihnin kundërshtarin.  Mund të kenë edhe 10 vjet që po përgatiten. Shmangën shërbimin sekret izraelit që e kanë teknologjinë më të lartë. Shmangën komunikimet elektronike. Një sulm i tillë i paparaparë me raketa e artileri, e kombinuar me një sigurim informacioni që është e habitshme sesi ka ndodhur.

Trupat izraelite të futen në rripin e Gazës ta pushtojnë dhe ta kontrollojnë. Të sigurohet kufiri, eliminimi i militantëve që janë futur në territorin izraelit dhe tani problemi kryesor është shkatërrimi i depove ushtarake. Është edhe negocimi për pengjet, janë 150 pengje në duart të Hamasit. Çështja është si do të lirohen pengjet. Ushtria izraelite është treguar e kujdesshme që të lajmërojë civilët që të largohen. Kanë lëvizi 170 mijë veta. Irani po fërkon duart. Nuk shoh dritë në fund të tunelit për momentin. Do të kemi situatë lufte për muaj dhe vite, kemi të bëjmë me një armiqësi që është kultivuar brez pas brezi.’- tha Kollçaku.

Nga ana tjetër ish-deputeti i PD-së, Gerti Bogdani, tha se ka një dobësim të rolit të fuqive të mëdha, kjo pasi të zgjedhësh të bësh një sulm të tillë do të thotë se mendon se ke fituar epërsinë ndaj kundërshtarëve.

‘Kur rritet ekstremizmi në maksimum, diplomacia ka pak vend për të negociuar. Është shumë herët. Nuk është një luftë mes dy ushtrish apo forcave ushtarake, pamje të frikshme që nuk kanë të bëjnë farë me aspektet e luftës. Gjerat mund të ndodhin shumë thjesht në moment që duken mirë. Kush e imagjinonte se do të kishte luftë në zemër të Europës. Ke sulmin në veri të Kosovës. Ke luftën në Armeni dhe Azerbajxhan dhe tregon që bota nuk është në një situatë të mirë. 3 vatra të nxehta

Ke dobësim të fuqive të mëdha, që të zgjedhësh të bësh një sulm të tillë do të thotë se mendon se ke fituar një epërsi ndaj kundërshtarëve. E sheh kundërshtarin e përçarë, pasi ka qenë politikisht shumë e përçarë. Çdo sulm terrorist është i dënueshëm. Duhet bërë një ndarje mes shtetin Palestinës dhe Hamasit, e cila lindi si parti politike, por në momentin që Rripi i Gazës u boshatis nga kolonët, morën epërsinë dhe fituan edhe zgjedhjet. Duhet ndarë çështja mes popullit dhe një organizate terroriste. Duhet të asgjësohet Hamasi në total.’- tha Bogdani.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Dinastia: 10/10/2023 20:24

    Kollcak, vertet e thua qe izrealitet nuk njihnin kundershtarin?! Ata dinë edhe sa lek korrupsioni ke alktualisht ne xhep. Sa keq qe ke perfaqesu unifomen, me kete llogjik qe ke!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?