"Historia nuk ka përfunduar ende." Kështu kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu komentoi sulmin e Forcave të Mbrojtjes izraelite kundër raketave të Hezbollahut.
"Hezbollahu u përpoq të sulmonte shtetin e Izraelit me raketa dhe dronë. Ne urdhëruam IDF të kryente një sulm të fuqishëm parandalues për të eliminuar kërcënimin," tha Netanyahu.
“IDF shkatërroi mijëra raketa me rreze të shkurtër dhe të gjitha kishin për qëllim dëmtimin e qytetarëve dhe forcave tona në Galile”, shtoi kryeministri izraelit.
“Për më tepër, IDF kapi të gjithë dronët që Hezbollahu lëshoi kundër objektivave strategjikë në qendër të vendit”, vazhdoi ai.
Lajmi kryesor:
Lufta Izrael – Hezbollah/ IDF godet objektivat në Liban: Parandaluam sulmin! Grupi militant nisi 320 raketa! 48 orë gjendje e jashtëzakonshme
SI.E./ReportTv.al